Home / Kryesore / Përdorimi i gjuhës greke në jug, zv. ministrja e Turizmit sqaron keqinterpretimet: Greqishtja gjuhë e perëndishme

Përdorimi i gjuhës greke në jug, zv. ministrja e Turizmit sqaron keqinterpretimet: Greqishtja gjuhë e perëndishme

Prej dy ditesh mediat greke po merren me citimin e nje pohimi te zv/ ministres se Mjedisit zonjes Ornela Çuçi, per perdorimin pa te drejte te greqishtes ne disa lokale te bregdetit te Himares. Reagimet per kete shkak kane qene te shumta, madje edhe OMONIA diten e djeshme publikoi nje deklarate. Zv/ ministria Çuçi ketyre interpretimeve apo manipulimeve u eshte kunderpergjigjur permes nje statusi- deklarate, te cilen po e publikojme te plote:
“Me një keqardhje të thellë prej keqinterpretimit dhe sidomos prej amplifikimit që i është bërë një konstatimi personal në përgjigje të një gazetari, prej mediave në vendin tim dhe atë fqinj, Greqinë, dua të sqaroj mediat, opinionin publik dhe sidomos artikuluesit dhe komentuesit e nervozuar të shtetit fqinjë.

Në asnjë moment dhe për asnjë arsye nuk mund të kem ndjenjë refuzuese ndaj gjuhës greke, të cilën fatmirësisht e njoh dhe e përdor prej disa vitesh. Përkundazi gjatë intervistës jam përpjekur, edhe me anë të shembujve, ta përcaktoj përdorimin e gjuhës greke nga vendasit aty si një zgjedhje të tyre personale, te pamohueshme dhe nga ana tjeter, pa asnjë kompleks turistët kane te gjtha mundesite te zgjedhin nje ambient tjeter ku sherbehet sipas preferncave te tyre. Përgjatë më shumë se dy dekadash kam lidhje dhe shkëmbime profesionale e politike me personalitete politike, autoritete në fushat e profesionit tim dhe miq e dashamirës grekë, me të cilët përherë e mishërojmë miqësinë dhe bashkëpunimin tonë përmes gjuhës së bukur, greke.
Në asnjë rast dhe për shkak se prej dekadash prindërit e mi jetojnë si emigrantë në Greqi, nuk mund të renditem apo të prekem prej cenesh apo ndjenjash nacionaliste. Në respekt dhe shërbim të ndërgjegjshëm të politikave të qeverisë sime, investohem që me popullin vëlla grek dhe shtetin mik të Greqisë, të jemi përherë në harmoninë dhe bashkëjetesën e fqinjëve. Unë i besoj filozofisë se fqinjin ta bën dhuratë Perëndia. Për këtë arsye edhe gjuhën e fqinjit tonë, Greqisë e konsideroj si të perëndishme. Dhe me gjërat e perëndishme, nuk bëhet politikë. Kush e bën këtë gjykohet për mekat ndaj së shenjtës.”

Check Also

Shkarkimi i Luan Dacit nga KPA, flet Zaçe Islami

Avokati Zaçe Islami ka qenë i ftuar sot në Fax news, ku ka folur lidhur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + eighteen =