Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e ‘arrestit me burg’ për 26-vjeçarin i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur në fshatin Kamnik të Ersekës.
E mitura ishte denoncuar në polici nga prindërit si e larguar nga shtëpia pasi nuk dihej adresa e vendndodhjes së saj. Pas disa ditësh kërkimesh, ajo u arrit të gjendej në Tiranë dhe pas kësaj është paraqitur në komisariat ku ka rrëfyer ngjarjen.
16-vjeçarja e identifikuar me inicialet A.E që prej datës 21 shkurtit deri më 1 mars kishte qënë me 26-vjeçarin në një banesë në fshatin Kume në Ersekë.
Gjatë kësaj periudhe ajo ka rrëfyer se është detyruar nga 26-vjeçari i identifikuar si Orgest M., që të konsumojë lëndë narkotike të llojit kokainë dhe hashash. Pas kësaj 26-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën pa dëshirën e saj.
Sipas saj Orgest M. vendoste kokainën në një pjatë dhe më pas e kapte të miturën nga nofullat dhe me forcë e detyronte ta thithte nga hunda.
Ndërkohë pas dëshmisë së të mitur, u bë i mundur arrestimi i Orgest M. i cili ka rrëfyer se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por këtë gjë e ka bërë me dëshirën e saj. Ndërsa ka shtuar se ai nuk ishte në djeni se vajza ishte 16-vjeçe.
(R.G/Faxweb.al)