Home / Sport / Përballja me Atalantën, mesfushori i Realit ‘tallet’ me kundërshtarin

Përballja me Atalantën, mesfushori i Realit ‘tallet’ me kundërshtarin

Mesfushori i Realit, Toni Kroos ka folur për përballjen në Champions kundër Atalantës ditën e mërkurë, duke u shprehur se nuk e njeh mirë kundërshtarin.

“Të jem i sinqertë, nuk e njoh shumë mirë Atalantën, kurrë nuk kam pasur përvoja kundër kësaj skuadre. Sidoqoftë, ne e kemi përgatitur ndeshjennë mënyrën më të mirë të mundshme, duke studiuar lojën e tyre në video. Një sfidë e vështirë na pret, Atalanta luan futboll shumë të veçantë, do të duhet shumë ekuilibër, por për ne është një finale,” tha ai gjatë një interviste për “Tz”.

Për sa i përket lajmeve që qarkullojnë mbi mundësinë e afrimit të njërit midis Haaland apo Mbappe, Toni Kroos ka zgjedhur të mos japë mendim.

Flitet për Haaland dhe Mbappé, të cilët janë dy futbollistë shumë të mirë. Më pëlqejnë ata të dy, mund të jenë shumë të dobishëm për çdo skuadër, por ekziston një problem. Ne luajmë kundër Atalanta dhe ata nuk mund të na ndihmojnë. Nuk është një temë që më shqetëson mua, këto pyetje duhet t’i drejtohen presidentit,” deklaroi Kroos.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Në kërkim të talenteve, Edy Reja “zbarkon” në Shkodër

Edy Reja ka zbarkuar në Shqipëri dhe një ditë më parë në Shkodër, krah trajnerit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 3 =