Home / Aktualitet / Perandoria e BE me Francën po mundohen që nëpërmjet Greqisë të frenojnë Turqinë

Perandoria e BE me Francën po mundohen që nëpërmjet Greqisë të frenojnë Turqinë

TURQIA NUK KA PROBLEME ME GREQINË LIDHUR ME DETIN MESDHE, POR TURQIA KA PROBLEME ME KOLONIZATORËT EVROPIAN NË KRYE ME FRANCËN.

Intervenimi ushtarak i Turqisë në Libi kundër veglave të kolonizatorëve dhe të neokolonizatorëve evropianë në krye me Francën, ka shkaktuar panik te shtetet si Franca, Italia, Anglia, Gjermania, Holanda dhe mbarë klubi i BE, shkaku që po i humbin të mirat materiale dhe privilegjet në ish kolonitë e tyre.

Intervenimi ushtarakë i Turqisë në Libi i ka prishur planet dhe baraspeshat e neokolonizatorëve francez dhe italian në vendet e Afrikës së Veriut, apo siç i quaj unë vendet e Magrebit.

Me intervenimin ushtarak në Libi Sulltan Rexhep Tayyip Erdogani, definitivisht e ka çliruar Libinë nga neokolonizatorët francez dhe italian, me prezencën e ushtrisë turke në Libi, tani më mbrohet edhe Algjeria, Maroku, Tunezia, dhe shumë shpejtë edhe Egjipti do të çlirohet nga Sisi vegla e Izraelit dhe e shteteve kolonialiste perendimore nëpërmjet grushtshtetit të organizuar nga MIT-i turk, kjo vlen edhe për Arabinë e Saudisë e cila është e rrethuar nga bazat ushtarake turke në Etiopi, Xhibuti dhe në Katar.

Bashkimi Evropianë me Francën po e përdorin Greqinë mish për top për ti realizuar planet e tyre neokolonialiste në vendet e Afrikës Veriore, Franca e trembur nga prezenca ushtarake turke në Afrikën e Veriut është e shqetësuar shumë që tani definitivisht i ka humbur kolonitë e saja në Afrikë të Veriut.

Perandoria e BE me Francën po mundohen që nëpërmjet Greqisë ta frenojnë Turqinë të lidhet me vendet muslimane të Afrikës së Veriut nëpërmjet Detit Mesdhe, që dikur ato vende ishin pjesë e Perandorisë Osmane, por me zhbërjen e Perandorisë Osmane vendet e Afrikës së Veriut u okupuan dhe pasuritë nëntokësore të vendeve te Afrikës së Veriut u u plaçkitën dhe u shfrytëzuan nga vendet perendimore deri në maksimum.

Në saje të kolonive që kishin perendimorët në Afrikë u pasuruan dhe ngritën standardin dhe mirëqenien e shteteve të tyre, duke vrarë e plaçkitur petrolin, diamantin dhe arin e popujve të kontinentit afrikanë.

Franca po e përdor Greqinë si pretekst që të pengoj bashkimin e Turqisë me vendet e Magrebit nëpërmjet Detit Mesdhe, kinse Turqia po e shkel sovranitetin ujor të Greqisë, Francës nuk i intereson a e shkelë Turqia apo jo sovranitetin e Greqisë, asaj i intereson ta pengoj shtrirjen e Turqisë në Vendet e Magrebit.

Qëllimi i vendeve neokolonialiste perendimore është që ta mbajnë Turqinë të izoluar nga vendet e Afrikës së Veriut, duke krijuar kufij detar në mes Greqisë dhe Egjiptit për ta penguar Turqinë të lidhet me vendet e Magrebit, me arsyetimin e disa ishujve të pabanuar që ndodhen 600 kilometra larg Greqisë dhe dy kilometra larg Turqisë.

Turqia assesi nuk pranon të izolohet shkaku i disa ishujve grek të pabanuar që janë afër Turqisë dhe me qindra kilometra larg Greqisë, Turqia në asnjë mënyrë nuk pranon të izolohet DHE të ketë qasje në Detin Mesdhe në një hapësirë prej 15 kilomtrash gjatësi lineare.

Në fund të fundit këta ishuj me marreveshjen e Lozanën xhonturqit ja falën Greqisë dhe perendimit, dhe Turqinë e kthyen në një gjysmë koloni ku pasuritë e saja deri në vitet 2002 i kanë shfrytëzuar perendimorët.

Tani më jemi në vitin 2020 kurse Marrëveshja e Lozanës skadon më vitin 2023, Turqia tani kërkon ti kthehen tapitë e saja që i kishte humbur në Afrikë të Veriut (Vendet e Magrebit) në Lindjen e Mesme, dhe në Ballkan e Kaukaz.

Franca ka dërguar përforcime ushtarake në Mesdhe, ka dërguar fregatat më moderne që i ka dhe aeeoplanët e saj Rafaelo, kurse Turqia ka dërguar fregatat e saj në Mesdhe DHE ka hyrë në territorin ku francezëve nuk i konvenon.

Turqia nuk tërhiqet mbrapa sepse kthimi i Turqisë mbrapa dhe mbyllja nė vetëvete, do të thotë dorëzim i vendeve të Afrikës së Veriut në duart e kolonizatorëve evropianë.

Turqia është e vendosur më shumë për ti çliruar vendet muslimane nga kolonizatoret dhe imperialistet perendimor, sesa interesi i saj në pasuritë detare.

NË RAST LUFTE NË MES TURQISË DHE BE NË KRYE ME FRANCËN, KUSH DO TË FITOJ.

Nëse fillon lufta në mes Francës dhe Turqisë, Turqia ka përparësi më shumë se Franca dhe BE, shkaku i pozitës gjeografike që ka Turqia.

Përparësitë e Turqisë janë se mund të furnizohet me armë dhe pajisje ushtarake shkaku që është pranë detit, kurse Franca ndodhet 2300 kilometra larg detit.

Një luftë e Francës e vendosur në det ndaj Turqisë e vendosur në det dhe në tokë nuk mund të fitohet kurrë, Turqia ka fregata detare ashtu siç ka edhe Franca, Franca ka 1250 aeroplanë, por edhe Turqia ka 1200 aeroplanë dhe plus tani ka armët e saj prodhim vendor dhe dronët vdekjeprurës.

Turqia tani më në Mesdhe e ka instaluar sistemin raketor rus S:400 që mund të ja rrëzoj çdo aeroplanë luftarak Francës, dhe njëkohësisht është i mbrojtur territori turk nga nga Franca nëpërmjet sistemit S: 400 dhe raketave të saja tani më prodhim vendor.

Në çdo sferë si në tokë si në det si në ajrë Turqia është më superiore se BE dhe Franca.

Të nderuar miq nuk është hera e parë që Turqia ka luftuar kundër hijenave perendimore dhe i ka mundur, edhe kësaj here po filloi lufta Turqia do të triumfoje.

Bashkimi Evropianë është në krizë të thellë financiare dhe ekonomike, nuk ka shance të ndeshet me një Turqi të fortë.

Të gjithë e dinë kush ka qenë Turqia në të kaluarën dhe kush është edhe sot, Turqia ka potencial njerëzor dhe teknologjik për tu ndeshur me gjitha vendet e Evropës e vetme, me përjashtim të SHBA për monentin.

Turqia nuk mund të matet për momentin vetëm me SHBA, por SHBA tani është e zënë me Kinën, tërheqjen ushtarake të amerikanëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut po e zëvendëson Turqia, kurse BE dhe Franca nuk kanë fuqi ta parandalojnë.

Shtetet e BE dhe Franca po mundohen me çdokusht ta frenojnë Turqinë, por Turqia më nuk mund të frenohet.

Të nderuar miq vendet perendimore të Antantës nuk mundën ta pushtonin Turqinë në vitin 1915 në Çanakkala, kur Turqia ishte shumë e dobët, sot as që mund të maten me Turqinë.

Ashtu siç i ka mbrojtur PERANDORIA OSMANE në të kaluarën vendet e Afrikës së Veriut nga kolonizatorët francez, portugez e spanjollë, ashtu do ti mbrojë edhe sot nga BE Franca dhe Italia.

Allahu e ruajtë Turqinë popullin heroik turk, popullin tonë shqiptarë dhe mbarë muslimanët.
Turqia po rikthehet, Turqia po i rikthen territoret e humbura në tavolinë.

Më vjen shumë keq që grekët perendimi po i përdor mish për top, Greqisë ja shkatërruan ekonominë dhe tani më Greqia nuk është shtet e as që ka qenë ndonjëherë.

Pajtohem plotësisht me analistin profesor Ssvash Veliun, kur thotë te libri i tij politik MENDIME TË THELLA që Greqia nuk është shtet por është një krijesë artificiale e krijuar nga anglezët dhe francezët, për ta mbajtur Turqinë nën vëzhgim.

Grekët në fund të fundit janë komshinjtë tanë me ta kemi shumë adete dhe zakone të njëjta ne ballkanasit, një pjesë e sulltanëve nënat i kishin bizantine.
OSMANËT i mbrojtën bizantinët nga asimilimi zhdukja dhe hordhitë e kryqëzatave, ne shqiptarët, turqit, grekët, bullgarët, serbët jemi popuj ballkanas osmanli bizantinoosmanli, në duhet të bashkohemi dhe ta ruajmë islamin dhe krishterimin nga paganët romak.

Bajram Shabani/A-news24

Check Also

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për sot

Mbi vendin tonë do të qarkullojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme me aktivitet në mëngjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 11 =