Home / Editorial / PËR SA MË SHUMË VOTA “RILINDJA” HEDH NË PËRDORIM ZAKONIN E VJETËR

PËR SA MË SHUMË VOTA “RILINDJA” HEDH NË PËRDORIM ZAKONIN E VJETËR

Nga Xhovan SHYTI –

Në disa editoriale rradhazi “Arberianeës.net” i ka kushtuar rendësi fenomenit të shëmtuar të shfrytëzimit të pushtetit për të grumbulluar sa më shumë vota, duke përdorur turli lloj metodash nga më të mbrapshta.

Duke mos dashur të përmendim të gjithë po ngalemi tek dy, më të fundit, të titulluar përkatësisht “Kryeministri,  përfitim elektoral me paratë e takspaguesve”, dhe “Ethet elektorale ndryshojnë “fundin e marrëzisë” së Edi Ramës”.

Tek i pari përmendnim fenomenin e premtimeve të fryra për rritje pagash etj., investime të bëra me fondin e Buxhetit të Shtetit, pra të parave të taksapaguesve për përfitime elektorale, kurse tek i dyti faktin që për hatër. po të këtij qëllimi. kryeministri në detyrë Edi Rama, njëherësh dhe kryetar I PS-së, nuk e pati për gjë të rikthejë në funksion ligjin për lejimin e hapjes së kazinove, mu në qendër të kryeqytetit. Një sipërmarrje e ndaluar dhe e nëmur bujshëm dy vite më parë, nga vetë ky Kryeministër.

Të dyja këto ndodhin kur është shpallur data e zgjedhjeve që ka nxitur nisjen para kohe të fushatës elektorale që është fakti më i pastër për të mbështetur komentin.

Si njeri dhe tjetri, janë pjesë e të njejtit fenomen të trashëguara nga vitet e shkuara, kur po përsa më shumë vota, të njejtin mekanizëm kanë përdorur dhe paraardhësit e Ramës. Por ndryshimi midis tyre dhe “Kryerilindasit” qëndron tek fakti se ky i fundit u zotua për një “rilindje” të gjithë jetës së vendit çka linte hapur të kuptohej hedhjen tej të gjithçkaje të mbrapshtë të paraardhësve të vet.

Sidomos të fenomeneve të mrapshta që cënojnë demokracinë dhe liritë themelore. Ku një vemnd të rendësihëm zë vota e lirë dhe votimi pa presion. Pa ndikime nga pushteti që nuk duhet përdorur për të përfituar në funksion të vetëm partisë që e administron atë, sikurse ka ndodhur dhe, fatkeqësisht, vijon të ndodhë edhe nën “Rilindjen” e Edi Ramës.

Ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim, nga përdorimi i kësaj trashëgimie cënuese të barazisë dhe lirisë njerëzore, një tjetër fakt i kësaj mbrapshtie ka gjetur vend ditën e djeshme.

Denoncuese është opozita. Më saktë Partia Demokratike e Elbasanit, e cila  ka paditur në Prokurori drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, në këtë rreth, Blendi Musai. Arsyeja? Sepse u ka shpërndarë punonjësve të institucionit që administron një formular të “mbledhjes së votave”, siç e cilëson pala paditëse.

“Ky është formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste i shpërndarë nga Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbansan Blendi Musai, tek punonjësit nën varësinë e tij. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën”, komenton PD, dega e Elbasanit, duke shtuar se e  dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

“Gjatë ditës së sotme kemi përcjell të dhënat e plota për kallëzimin e tij në Prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a: “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal”, theksonte deklarata e PD-së që garanton të gjithë punonjësit e administratës publike, që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se kur të vij në pushtet. asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Pa dashur ta paragjykojmë këtë garantim, veç po përmendim se edhe kryerilindasi Edi Rama dha garanci për përmbyshjen e më shumë se njëqind premtimeve, nëse vinte në pushtet nga votimet e 2013, por shumica e tyre mbetën thjesht e vetëm premtime. Sikurse dhe mosshfrytëzimi i pushtetit për qëllime përfitimi elektoral, garantimi i lirisë e barazisë së votimit etj./ Marrë nga Arberianews.net

Check Also

Vranësira dhe shira/ Parashikimi i motit për këtë të Mërkurë

Ditën e sotme në vend, parashikohen vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu, të cilat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 2 =