Home / Aktualitet / Për në Frashër të Përmetit

Për në Frashër të Përmetit

Nga Sebastian ZONJA-

Në vitin 2013 zgjodhëm një formë më dekokratike të korrupsionit. Pas 8 vjetësh, në 2021-shin, zgjodhëm një formë më autokratike të korrupsionit.

Logjika politike na thotë se liderat bëhen gjithnjë edhe më autoritarë kur kohezioni në strukturat shoqërore mungon. Ndër arsyet që e shkakton këtë shthurje demokratike është edhe tirania e “prakticitetit”. I keni dëgjuar se si ju thonë përditë: “Kjo nuk është praktike”. “Nuk bën”. “Mos u bëj teorik!”.

Nuk e di se ku u gjet kjo lehtësi e bërjes së gjërave kësisoj, por largimi nga barra e rëndë e mendimit, për të shkuar në keqkuptimin e praktikës, ngjan se është një nga sëmundjet tona.

Rruga për në Frashër të Përmetit është tejet e keqe, e amortizuar. Me zor shkohet te shtëpia e Frashërllinjve. Praktikisht, pragmatikisht dhe teorikisht, atje do të duhej të ishte një vend pelegrinazhi për shqiptarët.
– Praktikisht atje është vendi prej ku frymon një pjesë e rëndësishme e idenitetit tonë.
– Pragmatikisht sepse historia është pjesë e themelimit të vetëdijes kombëtare.
– Teorikisht sepse vetëdija kombëtare ruan rëndësi themelore për të mos humbur kohezionin e strukturave shoqërore.

Atëherë, si duhet ta kuptojmë lehtësinë e shprehjes: “Kjo që thua s’është praktike?”
Arsyeja është krejt e thjeshtë, sepse ndryshimet që fillojnë nga poshtë për të shkuar lart, janë më të qendrueshme.
Shenjuesit e përbashkimit në shoqërinë tonë, ata që i quajmë si modele frymëzuese, përditë e më shumë po zbehen dhe po “dekonstruktohen”, po të përdorim fjalët e bukura që thonë disa intelektualë praktikë. Dhe, me mish e me shprit, ditë e natë, studio më studio, punojnë që të “ndërtojnë demokracinë”, ashtu si ndërtonin socializmin dikur.
Në krahun tjetër, politikanët, me tezën se jemi praktikë, e zbrazën politikën nga morali.
Analistët, me tezën se jemi praktikë, e zbrazën bisedën publike nga virtytet.

Gazetarët, me tezën se jemi praktikë, se ku dreqin shkuan dhe themeluan një parim gazetarie të pandodhur kund: E kërkon publiku.
Në këtë qerthull, rruga për në Frashër ka 30 vjet që nuk rregullohet, pikërisht për arsye praktike, dhe palët që vjedhin fonde prej 30 vjetësh, po për arsye praktike, akuzojnë njëra-tjetrën se u vodhën votat.
Por duhet thënë, se për arsye praktike, vota është e lejueshme të manipulohet, sepse për sa kohë manipulohet vetëdija kombëtare, pse jo edhe vullneti i sovranit?!

Po lexoja Mitrush Kutelin. Është autor që e preferoj shumë. Ai fshikullon rëndë shumë vese tonat. E keni parasysh atë lopçarin që u bë kaçak dhe pastaj pyeste me endje “Ç’thotë fshati për mua?” – sot, ky është ai tipi që serviloset dhe pyet “Ç’thotë shefi për mua?”.

Lexojeni Kutelin sepse ai na tregon sëmundjet që kemi ende sot! Në rrafshin e mendimit nuk ka kompromis. Mendimi politik na thotë se s’ka si të ketë edhe një kufi të dytë hipotetik me shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, por kultura e kompromisit dhe kultura e prakticitetit sjell anakronizmin që kufijtë e ish-Jugosllavisë të ruhen me fanatizëm nga taboret e analistëve dhe poltikanëve.
Praktikisht, as shtëpia e Kutelit nuk është muze.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − three =