Home / Shendeti / “Për 3 vite kemi gati vaksinën”, themeluesit e BionTech zbulojnë kurën e kancerit

“Për 3 vite kemi gati vaksinën”, themeluesit e BionTech zbulojnë kurën e kancerit

Prodhimi i një vaksine kundër kancerit është thjesht çështje kohe. Kështu janë shprehur së fundmi Ugur Sahin dhe Ozlem Touretsi të cilët kanë zhvilluar vaksinën e Pfizer me teknologjinë m-ARN. Në një intervistë me Kathimerini, ata tregojnë mes të tjerash se synojnë që ta përdorin këtë metodologji për të trajtuar kancerin.

“Ne në fakt filluam që të punonim me teknologjinë m-ARN në vitet 1990 dhe në 2012 filluam që të trajtonim pacientë me vaksina të prodhuara me këtë teknologji. Vaksinat nuk kanë të bëjnë me parandalimin si në rastin e një virusi.

Pacientët kanë tumore dhe vaksina duhet të jetë shumë e fortë që të aktivojë një përgjigje të duhur imune dhe në të njëjtën kohë të zvogëlojë në mënyrë drastike tumoret.”

Themeluesit e BionTech shpjeguan se kanë nisur teste në qindra pacientë dhe se vitin tjetër presin të kenë rezultate. Nëse testet rezultojnë pozitive mund të hapin rrugën që në tre apo katër vite të aprovohet vaksina e parë kundër kancerit.

Pritet që këto vaksina të ndryshojnë fatin e pacientëve me kancer.

“Ajo që ne duam të arrimë me këto vaksina për kancerin është që të parandalojmë rikthimin e tumoreve tek pacientët e sëmurë.”

Check Also

CEO i Moderna: Do të kemi nevojë për një vaksinë të re kundër Covid-19

Varianti “Omicron” mund të prekë edhe të vaksinuarit, tha CEO i BioNTech, Ugur Sahin. Ai …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × two =