Home / Aktualitet / Pence i rendesishem si koncept

Pence i rendesishem si koncept

 

Elvis HOXHA-

Teksti më poshtë nuk është analizë për Amerikën, por për atë që ne mendojmë lidhur me shembullin e saj demokratik. Pence është shumë i rëndësishëm këtej e tutje si koncept dhe jo thjesht si emër. Është teknicieni besnik ndaj përbindëshit. Përbindëshi nuk duhet ledhatuar, sepse nuk dihet se ç’kërkon më vonë, nuk mund të parashikohet se ç’pretendon në fund. Demokracia nuk duhet të shtyhet deri në buzë të greminës. Trumpizimi i votës republikane ka rastin të ndërpritet. Republikanët, edhe sikur të kenë më pak vota, është mirë ta humbin përbërësin e tyre trumpist. Përndryshe vota e tyre nuk do të jetë kundër establishmentit, por pro racizmit, nuk do të jetë për paqen në botë, por në shërbim të diktatorëve oligarkë, nuk do të forcojë shembullin e demokracisë amerikane në botë, por do të dëshmojë vulnerabilitetin e saj. Thelbi: Delawie na tha se ngjarjet e djeshme në Kapitol i kujtojnë Prishtinën. Delawie ka plotësisht të drejtë po qe se kujton sesi Thaçi i bëri presionin e duhur Mustafës për zgjedhjen e tij president. Mustafa nga ana e vet i bëri presion deputetëve të vet të LDK-së. Ky ishte Thaçizimi i LDK-së. Mendoni sikur Pence t’i nënshtrohej presioni të Trumpit. Mendoni sikur Pence të ushtronte presion mbi senatorët republikanë që ishin dakort me fitoren e Bidenit. Kujtoni tani se atë ditë Delawue doli para Kuvendit me Thaçin president. Jashtë Kuvendit të Kosovës, trupat policore bënin dhunë mbi shtetin. Kishte ndodhur pra edhe Thaçëzimi i ambasadorit amerikan. Nuk dimë të vlerësojmë sa duhet pasojat e përkëdheljeve mbi përbindëshin. Nëse në atë kohë Thaçizimi i Republikës fitoi, dje Trampizimi i Demokracisë mori një goditje të fortë. Delawie ka të drejtë nëse e ka kuptuar në këtë mënyrë ngjashmërinë.

Check Also

Kalojnë në Kuvend tre aktet normative që i hapin rrugë hyrjes së vaksinave në Shqipëri 7 mins më parë

Kuvendi ka miratuar gjatë seancës plenare të ditës së sotme, tre aktet normative që i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − five =