Home / Aktualitet / Pedagogu shpërthen pas shkarkimit të prokurorit: Sistem legen

Pedagogu shpërthen pas shkarkimit të prokurorit: Sistem legen

KPK vendosi paraditen e sotme shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës Bledar Maksuti, me pretendimin se ky i fundit nuk justifikonte dot pasurinë, e cila kishte qenë kryesisht në emër të të atit të tij të ndjerë.

Maksuti, i cili ishte një nga prokurorët të vlerësuar maksimalisht sa i takon aspektit profesional, ku vetëm para pak ditës kishte arritur të zbardhte ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia, duke lëshuar urdhërarreste për katër persona, është i larguari i radhës mes polemikave.

Sipas mikut të tij, pedagogut Ramadan Çipuri, vendimi i dhënë nga KPK është i turpshëm dhe tendencioz, pasi pasuria e vetme e Maskutit, është një apartament dhe një makinë Toyota që nuk kap vlerën e më shumë se 5 mijë eurove.

Çipuri thotë se vendimi i sotëm i vuri vulën idesë së tij se ky shtet nuk bëhet, dhe shton se dëshira për tia mbathur nga Shqipëria është gjithmonë dhe më prezente.

Postimi i plotë i Çipurit:

E pistë, e qelbur, e shëmtuar! Shkurt, UNË NUK I BESOJ as drejtësisë shqiptare, as reformave që pretendohet se po ndërmerren!

Vendimi i KPK për shkarkim nga detyra të prokurorit #BledarMaksuti hedh poshtë të gjithë përpjekjet për këtë palo reformë të pretenduar.

Si Bledar Maksuti mund të ketë edhe shumë të tjerë, por sjell në vëmendje këtë rast, duke e njohur atë dhe familjen e tij, duke ditur pasurinë që ata kanë dhe jetën modeste që bëjnë.

Një familje qytetare, ku i ati i ndjerë ka punuar për dekada me radhë si prokuror, avokat e noter e që e gjithë pasuria e tyre konsiston në një apartament të vetëm dhe një automjet Toyota 4-5 eurosh.

KPK-rat, LPK-rat, TRT-rat,  e të gjitha tralalatë e këtij vendi s’mund të abuzojnë me detyrën në këtë mënyrë, kur bëhet fjalë për një prokuror që është vlerësuar maksimalisht nga aspekti profesional dhe në të gjithë karrierën e tij nga viti 2008 ka vetëm 3 ankesa, përkundër të tjerëve që kanë jo me qindra, por edhe me mijëra.

E shëmtuar të gërmosh në 10 milion lekë të vjetra a diçka më shumë, të pajustifikuara në një periudhë që nuk kishte as deklarime të ardhurash e asgjë tjetër.

Këta, për ata të njerkës, të bëjnë vetingun e qefinit edhe pas vdekjes!

Propozimi im është që i ashtuquajturi sistem i drejtësisë në Shqipëri të mos quhet më i tillë. Le ta quajmë SISTEM LEGEN!

PËRFUNDIMISHT, KY SHTET NUK BËHET!

DËSHIRA PËR T’IA MBATHUR E PËR TË MOS E KTHYER MË KOKËN PAS ËSHTË E PAZHBËSHME.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − seven =