Home / Aktualitet / Pedagogia në Durrës bën deklaratën e fortë para Bashës: Më ka kërcënuar Edi Rama

Pedagogia në Durrës bën deklaratën e fortë para Bashës: Më ka kërcënuar Edi Rama

Pedagogia Ilirjana Kuçana ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, ku gjatë një bahkëbisedimi me kryedemokratin Lulzim Basha, ka thënë se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama.

Ajo tha se Rama dhe banda e tij e kanë kërcënuar kur ka ngritur zërin për studentët, ndaj ka zgjedhur t’i bashkohet Partisë Demokratike.

“Unë jam pedagoge prej një dekade, po e bëj publike për herë të parë përse u jam bashkuar; jam kërcënuar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe bandat e tij kur kam ngritur zërin për studentët.

Kam dalë t’i bashkohem ndryshimit. Kolegët e mi kërkojnë ndryshim. Ndoshta për shkak të punës, për shkak të presioneve, nuk dalin në ekran ta thonë, por janë në krahun tuaj” tha Ilirjana Kuçana.

Check Also

Thethi i bllokuar nga bora, ja sa familje rrezikojnë të mbeten pa votuar

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e së dielës ndërkohë që banorët Shkodrës të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × five =