Home / Aktualitet / PDK rrëzon kandidaturën e Haradinajt për President

PDK rrëzon kandidaturën e Haradinajt për President

Partia Demokratike  e Kosovës (PDK) e ka refuzuar edhe zyrtarisht kërkesën e Ramush Haradinajt për President të Republikës Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka theksuar se kjo parti do të ketë kandidatin e vet në garën për presidentin e ri, ndërkohë që kandidatura e Haradinajt jo vetëm e përçan Kosovën por edhe e izolon nga jashtë.

Postimi i Enver Hoxhajt

Partia Demokratike e Kosovës nuk shantazhohet dhe as nuk do të lejojë që dikush ta marr peng shtetin e Kosovës. Jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë me çdo parti politike parlamentare që ta tejkalojmë krizën institucionale në vend dhe ta zgjedhim një president dinjitoz që i shërben unitetit të brendshëm dhe thellon partneritetin me aleatët tonë. Por, PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë.

Republika jonë është mbi interesat politike dhe egot personale. Kushdo që kërkon votat e deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë, që në atë propozim e ka brenda edhe kandidatin e PDK-së!

Barrikadimi pas propozimeve individuale, ende pa filluar një diskutim politik ndërmjet partive parlamentare, është i dëmshëm dhe nuk e ndihmon tejkalimin e krizës por vetëm thellimin e saj.

(E.G/Faxweb.al)

Check Also

Interpretoj “Nënën Shqiptare”/ Ndahet nga jeta artistja greke

Nga Miho GJINI- Sot, u largua nga jeta në Athinë Artistia e madhe Greke, antare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + eight =