Home / Aktualitet / PD lëviz gurët, ja kërkesa e radhës që bën për zgjedhjet e 25 Prillit

PD lëviz gurët, ja kërkesa e radhës që bën për zgjedhjet e 25 Prillit

Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve e Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. “Me vendimet e dhëna deri tani, këta gjyqtarë, njësoj si komisionerët politikë të KAS, refuzojnë transparencën mbi masakrën zgedhore te 25 prillit”, pretendon PD.

“Refuzimi i i kërkesave të PD për marrjen zyrtarisht të provave i vendos këta gjyqtarë në pamundësi për të gjykuar me paanësi 6 kërkesat e tjera të ngjashme te PD për blerjen e votës dhe deformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes përdorimit të shtetit në funksion të PS. Në kërkesën për zëvendësimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, PD argumenton se duke qenë se këta gjyqtarë e kanë shprehur tashmë mendimin e tyre kundër kërkesave të PD për zgjedhjet, ata do të vazhdojnë me të njëjtin qendrim.

Kjo bën që vendimet e tyre për 6 paditë e tjera të PD të jenë të paracaktuara, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për një proces të paanshëm. PD vlerëson se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore, e cila është shprehur 3 herë me radhë  kundër kërkesës së PD për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë”, thuhet më tej në deklaratën e selisë blu.

Check Also

Nuk arriti të zgjidhej kryetare e PD-së, reagon për herë të parë Edith Harxhi

Të nderuar miq, antarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 1 =