Home / Aktualitet / PD: E kemi kapur mat, ne funksionojmë sipas ligjeve dhe rregullave

PD: E kemi kapur mat, ne funksionojmë sipas ligjeve dhe rregullave

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, se Lulzim Basha po rrezikon shëndetin e qytetarëve duke mbajtur mitingje, në kushtet e pandemisë.

PD thotë se Rama është i kapur mat dhe nervoz nga humbja e sigurt në zgjedhje, ndaj edhe bën deklarata të tilla, ndërsa shton se kjo forcë politike vepron në bazë të rregullave dhe ligjeve që janë në fuqi.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë.

Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale. PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike. Në 25 prill rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë.

Rama thotë se kjo fushatë e Bashës është shenjë e papërgjegjshmërisë njerëzore, dhe tregon se ai që i drejton është një njeri pa vizion.

Postimi i plotë i Ramës: 

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.

Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku.

*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv.

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut)

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + nine =