Home / Aktualitet / PD dhe LSI bëhen bashkë kundër Ramës në zgjedhjet e 25 prillit

PD dhe LSI bëhen bashkë kundër Ramës në zgjedhjet e 25 prillit

Partia Demokratike dhe LSI kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në dokument ishin renditur dhe 13 prioritetet që PD dhe LSI do të kenë në qeverisjen e ardhshme nëse arrijnë të fitojnë zgjedhjet.

Erisa  Xhixho, nënkryetare e LSI thotë se ky bashkëpunimin do jetë si “koalicionin më të gjerë që Shqipëria ka pasur në 30 vjet”. Ajo tha se dy partitë do të garojnë në një front pavarësisht se do të kenë dy lista kandidatësh për deputetë.

“Kjo është një marrëveshje padyshim formale në sensin e një fronti opozitar por angazhimet tona dhe angazhimet e kësaj marrëveshje janë angazhime të dy liderëve dhe forcave politike për qeverisjen e ardhshme pas 25 prillit. Çdo qytetar kërkon një qeveri të përgjegjshme dhe ata shprehen me votë për dështimet. Rilindja do të marri ndëshkim historik më 25 prill”, u shpreh znj. Xhixho.

Zv.kryetarja e LSI tha se taktika për të dalë më dy lista është bërë në mënyrë që LSI të paraqitet me siglën e saj në fletën e votimit.

Por, LSI dhe PD në qarqe me pak votues, siç janë Kukësi dhe Dibra, do të jenë me një listë kandidatësh në mënyrë që të sigurojnë sa më shumë mandate deputetësh për ballë PS-së.

“Dalja në dy lista siguron mundësi të gjithë qytetarëve që të votojnë siglat tona. Në taktikat elektorale në disa qare si Kukësi dhe Dibra mund të kemi lista të përbashkëta. Por në Tiranë dhe qarqe të mëdha do të jemi me listë të veçantë. Jemi të gjithë në një front përballë Edi Ramës”, përfundoi znj. Xhixho.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + one =