Home / Aktualitet / PD bashkëpunim me PAK/ Zbardhen 5 pikat e marrëveshjes

PD bashkëpunim me PAK/ Zbardhen 5 pikat e marrëveshjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit me disa shoqata të personave me aftësi të kufizuara.

Basha tha se kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negocimesh prej dy vitesh e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri.

“Themeli i marrëveshjes nuk janë thjesht angazhimet qeveritare, buxhetore por ёshtё: sё pari vendosja e standardit europian i cili parashikon që nё gjithё vendimmarrjet e rëndësishme qё kanё tё bёjmё me çdo sferë, me çdo aspekt tё jetës, tё sfidave dhe tё pritshmërive tё personave me aftësi tё kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkёvendimarrja dhe angazhimi i përbashkët nё zbatimin e detyrimeve qё rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti qё e çon përpara kauzën e drejt dhe vuajtjet, dhimbjet dhe pritshmëritë e personave me aftësi tё kufizuara”, tha Basha.

Sinan Tafaj, presidenti i Bashkimit Shqiptar të Organizatave të Aftësisë së Kufizuar tha se “është hera e parë që në 30 vjet një forcë politike si e juaja ofrohet për të ndërtuar partneritet dhe aleancë më këtë komunitet dhe për ta trajtuar kaq seriozisht sa të nënshkruhet një marrëveshje kaq e rëndësishme dhe kaq thelbësore”. 

Çfarë parashikon marrëveshja

Sipas marrëveshjes, brenda 6 muajve të para të qeverisjes do të merren këto masa:

1. Do të korrigjohen përkthimet e gabuara në “Konventën e Kombeve të Bashkuara
për të Drejtat e PAK”, konkretisht paragrafi i fundit i nenit 29 dhe paragrafi i parë i
nenit 32;

2. Do të normohen dhe rregullohen teknikisht, organizimi dhe përfaqësimi i
personave me aftësi të kufizuara, nga organizatat e tyre përfaqësuese sipas
parashikimit të neneve 4 dhe paragrafi i fundit të nenit 29 të “Konventës së
Kombeve të Bashkuar për të drejtat e PAK”;

3. Do të shfuqizohen përcaktimet dhe përkufizimet e ligjit 93/2014, dhe aktet
nënligjore që rrjedhin nga ky ligj, të cilat kanë cënuar të drejtën e përfaqësimit për
Personat me aftësi të kufizuara, duke i dhënë Kryeministrit të drejtën për të
përcaktuar interlokutoret mes tij dhe grupit PAK;

4. Do të ndryshojnë dhe saktësohen dispozitat në ligjin 93/2014 që kanë
keqinterpretuar të drejtën e vendimarrjes të PAK, mbështetjen e institucioneve
publike ndaj abuzimit dhe interesave sipas parashikimit të nenit 12 të Konventës;

5. Do të ndërhyhet në legjislacionin aktual për të garantuar akses të drejtë për
personat me aftësi të kufizuara, për t’i garantuar një status të barabartë para ligjit,
duke përmirësuar legjislacionin penal, administrativ, civil dhe të noterisë;

Angazhimet e PD

Gjithashtu, sipas marrëveshjes, në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë, Aleanca për Ndryshim “PD-AN”, do të jenë shumicë politike, qeverisëse, angazhohen, se:

• Çdo reformë, ndryshim apo përmirësim të akteve ligjore dhe nënligjore, të
garantojë statuset, të drejtat si dhe mbështetjen financiare aktuale me synim
përmirësimin e tyre në përputhje me mundësitë dhe rrethanat ekzistuese;

•Reformat në fushën e edukimit, arsimit, punësimit, të gjithë përfshirjes dhe
sidomos të ofrimeve te shërbimeve, do të kryhen në bashkëpunim të ngushtë me
organizatat përfaqësuese të PAK, duke ju njohur këtyre të fundit një status ligjor të
posaçëm dhe duke përfshirë në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse institucionet
dhe ekspertizë nga universitetet dhe institucionet e tjera akademike;
Do të demaskojë politikat e qeverisë aktuale të ndjekura që nga ardhja e saj në
pushtet, duke marrë këto masa:

1. Hetimi i shkaqeve, ndikimeve dhe influencave që kanë çuar në ndërtimin e një
legjislacioni diskriminues e përjashtues për Personat me aftësi të kufizuara;

2. Kontrolli administrativ dhe hetimi i përdorimeve të fondeve publike dhe të
donatorëve në bashkëpunim me institucionet publike për ofrimin e shërbimeve për
PAK, vecanërisht ato të avokatisë, ndërgjegjësimit, në fushën e arsimit dhe të
punësimit;

3. Hetimi dhe publikimi i krijimit nga qeveria dhe institucionet e saj të varësisë të
rrethanave të përshtatshme dhe favoreve ndaj personave të tretë dhe organizatave
për PAK, që kanë abuzuar në emër dhe për interes të personave me aftësi të
kufizuara, si dhe do të synojë të konstatojë ekzistencën dhe funksionimin e një rrjeti
mafioz;

4. Do të marrë çdo masë për të dhënë mbështetje të posaçme çdo individi me aftësi
të kufizuar të prekur nga Covid- 19. Duke angazhuar në mënyrë konkrete për çdo
rast, shërbimin përparësor në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Social
Shtetëror;

5. Do të rimbursojë familjen e personit me aftësi të kufizuara, me kujdestar për të
përballuar pasojat e kombinuar nga Covid- 19 me ato të aftësisë së kufizuar;

6. Do të japi përparësi në ofrimin e sherbimeve të posaçme Organizatave të
Personave me Aftësi të Kufizuara, duke vazhduar praktikën e ndërprerë nga
mosrinovimi në vitin 2014 të Vendimit nr. 643 datë 30.09.2004, të Këshillit të
Ministrave, për ofrimin e shërbimeve të Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të
Verbërve.

Angazhimet e shoqatave

Shoqatat përfaqësuese të personave me aftësi të kufizuara, sipas marrëveshjes, angazhohen:

1. Në promovimin dhe mbrojtjen e individëve me aftësi të kufizuara pranë forcës
politike nënshkruese të kësaj marrëveshje, institucioneve publike dhe atyre të
medias;

2. Në dhënien e asistences për hartimin e politikave elektorale, programeve të
qeverisjes si dhe në hartimin e akteve ligjore e nënligjore të institucioneve publike
ligjvënese dhe ekzekutive;

3. Të mbështesin dhe bashkëpunojnë për zhvillimin e reformës në fushën e pagesës
së aftësisë së kufizuar me motivin e qartë, që të shkojë “haku tek i zoti”, dhe të
shmanget abuzimi me çdo qindarkë, nëpërmjet ndërtimit të një sistemi efikas për
vlerësimin e aftësisë së kufizuar dhe përjashtimin e cdo rasti abuziv;

4. Të mbështesin dhe bashkëpunojnë për zhvillimin e një reforme të thellë në fushën
e të drejtave (sipas Konventës), formimit profesional dhe nxjitjen e punësimit për
Personat me aftësi të kufizuara, nëpërmjet studimeve të thelluara mbi mundësitë dhe
kapacitetetet për formimin profesional për PAK, fushat ekonomike më të
përshtatshme dhe përqasjen ndaj eksperiencave më të mira të vendeve të zhvilluara;

5. Të promovojnë këtë marrëveshje si një alternativë dhe mundësi për garantimin e
sigurisë juridike, mbrojtjes më të mirë dhe të sigurt të interesave të tyre, si dhe
përmirësimit progresiv të standarteve sociale, ekonomike, të barazisë dhe gjithë
përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + seven =