Home / Aktualitet / “Pazare” politike për të sabotuar Reformën në Drejtësi/ Zbulohet takimi i fshehtë mes Ramës-Bashës-Metës

“Pazare” politike për të sabotuar Reformën në Drejtësi/ Zbulohet takimi i fshehtë mes Ramës-Bashës-Metës

Janë zbuluar detaje të reja rreth komplotit të kupolës politike të Tiranës për të sabuar Reformës në Drejtësi, pazar i cili solli reagimin e fortë të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Sikurse publikon pamfleti.net në mes të muajit prill 2020, pra kur pandemia ishte në pikun e saj, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim të fshehtë, ku kanë diskutuar rreth planit për goditjen e Reformës në Drejtësi. Takimi është zhvilluar në një resort luksoz në Golem, ndërsa janë marrë masa që të mbahej i fshehtë.

Rama, Meta dhe Basha kanë shfrytëzuar izolimin e njerëzve brenda për shkak të Covid-19, për t’i shpëtuar vëmendjes së njerëzve. Mësohet se takimi ka zgjatur disa orë.

Kryefjala e tij, po sipas të njejtit burim informimi: ishte plani për të vijuar sundimin e Shqipërisë dhe për t’i shpëtuar lakut të SPAK. Në këtë kuadër, pjesë e rëndësishme e planit është goditja e Reformës në Drejtësi dhe, sidomos, kontrolli mbi SPAK, tek i cili Rama, Meta, Berisha, Basha dhe Kryemadhi shikojnë fundin e tyre.

Pavarësisht masave për të mbajtur gjithçka të fshehtë, misionet diplomatike të SHBA-BE në Tiranë janë informuar shumë shpejt nga shërbimet e tyre rreth pazarit të kokave të politikës shqiptare. Informimi është reflektuar edhe me disa lëvizje intensive dhe deklarata të forta të ambasadorëve të SHBA-BE në Tiranë, në mbështetje të Reformës në Drejtësi. Ku më e fundit ishte ajo e djeshme nëpërmjet të cilës ambasadorja Kim u shpreh në ligjëratë të drejtë:

Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë”, duke ngjallur reagime deklaruese të presdientit dhe Kryeministrit. /Arberia News.net

Check Also

Nxorri lëpirëse në foltoren e parlamentit, përjashtohet për 10 ditë deputeti Ralf Gjoni

Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë deputetin Ralf Gjoni pasi që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =