Home / Bota / Rajoni / Patriarku vdiq nga COVID, Vuçiç: Shqetësimin më të madh kishte Kosovën

Patriarku vdiq nga COVID, Vuçiç: Shqetësimin më të madh kishte Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në varrimin e Patriarkut të Kishës Ortodokse serbe, se shqetësimi më i madh i tij, kishte qenë Kosova.

Vuçiç u shpreh se Irinej e kuptoi realitetin e vështirë dhe të gjitha gabimet historike që serbia ka bërë, por besoi në forcën në rritje të shtetit serb dhe se një ditë Perëndimi do të kuptonte argumentat e tyre.

“Edhe pse një pjesë të jetës e kaloi në Prizren, u soll në mënyrë racionale dhe me kokë të ftohtë, duke kërkuar mënyra që ta ruajmë, apo së paku të mos pranojmë pavarësinë e Kosovës. Kuptoi realitetin e vështirë dhe gjitha gabimet historike që kemi bërë, por besoi në forcën në rritje të shtetit serb dhe, nganjëherë, disi naivisht, fuqinë për të bindur botën se Kosova do të jetë mirë vetëm me një zgjidhje të drejtë. Respektoi botën perëndimore dhe ishte i bindur se një ditë do të kuptonte serbët dhe do të pranonte të paktën një pjesë të argumenteve tona”, ka thënë Vuçiç.

Patriarku Irinej vdiq si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. Peshkopi serb Teodosije zbuloi se amaneti i fundit i Irenej ishte pikërisht Kosova. Në momentete  fundit të jetës së tij Patriarku kishte kërkuar që të mos hiqet dorë nga Kosova. Ai njihej si njeri me shumë influencë në politikën serbe si dhe ka punuar për shtrirjen e influencës së saj në territoret e ish-Jugosllavisë. /Opinion.al

Check Also

Opozita në Maqedoninë e Veriut kundër marrëveshjes me Bullgarinë

Opozita maqedonase ka paralajmëruar Qeverinë e kryeministrit, Zoran Zaev, se çfarëdo marrëveshje që do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 3 =