Home / Bota / Pasuria “e parregullt” e Trump nën hetim nga kryeprokurorja e Nju Jorkut

Pasuria “e parregullt” e Trump nën hetim nga kryeprokurorja e Nju Jorkut

Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut po heton nëse Organizata Trump dhe Donald Trump-i kanë mbivlerësuar në mënyrë të parregullt pasuritë e presidentit në raportimet vjetore financiare për të siguruar kredi dhe përfitime të tjera ekonomike dhe tatimore, sipas një çështjeje gjyqësore.

Çështja u dorëzua të hënën në një gjykatë të shtetit të Nju Jork në Manhatan. Zyra e Prokurores së Përgjithshme Letitia James synon të detyrojë Organizatën Trump, djalin e presidentit Trump, Eric dhe disa të akuzuar të tjerë të përmbushin detyrimet ligjore të akt-akuzës.
Sipas dokumentave, fletë-thirrjet për paraqitje në gjykatë janë lëshuar si pjesë e një “hetimi konfidencial civil në zhvillim të Prokurores së Përgjithshme për mashtrim ose shkelje të ligjit.”
Avokatët e Organizatës Trump dhe Eric Trump nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment. Një fokus i veçantë në hetim është Seven Springs Estate, një pronë prej 85.8 hektarësh në qarkun Uestçestër, në veri të qytetit të Nju Jorkut.

Zyra e kryeprokurores James thotë se vlerësimi i kësaj prone është përdorur për të kërkuar një zbritje prej 21.1 milionë dollarë në detyrimet fiskale për vitin 2015 dhe në dokumentat e paraqitura pranë institucioneve financiare, si pjesë përbërëse e vlerës së pasurisë së Donald Trump-it.

Sipas zyrës së zonjës James, Organizata Trump dhe të tjerë tashmë kanë dorëzuar një “sasi të konsiderueshme” dokumentash në përgjigje të kërkesës gjyqësore për çështjen, por palët kanë hasur në “ngërç” në disa pika.

Zyra e kryeprokurores gjithashtu tha se nuk është arritur ndonjë konkluzion lidhur me pyetjen nëse janë shkelur ligjet.VOA

Check Also

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

Presidenti Ilir Meta ka ngritur në fokus shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =