Home / Kulture / Pasuri marramendëse/ Në një ditë të vetme pasuria e Jeff Bezos rritet me 13 milionë dollarë

Pasuri marramendëse/ Në një ditë të vetme pasuria e Jeff Bezos rritet me 13 milionë dollarë

Mënyra se si lëvizin shifrat e pasurisë së Jeff Bezos ndonjëherë janë për të qeshur.

Vetëm sot, pasuria e pronarit të kompanisë Amazon, shënoi një rritje prej 13 milionë dollarësh brenda një dite. Kjo ndodhi pasi të hënën vlera e aksioneve të kompanisë së tij, regjistroi ngritje 7.9 %.

Bezos, është njeriu më i pasur në planet, me një pasuri që përllogaritet diku tek 189 miliardë dollarë.

Që prej fillimit të këtij viti, pasuria e tij është shtuar me 74 miliardë dollarë, pavarësisht faktit që Shtetet e Bashkuara shënuan krizën më të madhe ekonomike, të shkaktuar nga shpërthimi e COVID-19.

Mirëpo gjatë këtyre muajve të pandemisë, shitjet online përmes kompanisë Amazon shënuan rritje. Vlera në treg e kësaj kompanie vlerësohet më shumë se një mijë miliardë dollar.

Check Also

Frederik Ndoci hap akademinë e muzikës dhe të artit në Shtetet e Bashkuara, mundësi për zbulimin e talenteve

Është padyshim kantautori më i njohur aktualisht në Shqipëri por edhe një nga artistët më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 1 =