Home / Aktualitet / Pastrimi i parave dhe zhurma e pandershme kundër Shqipërisë

Pastrimi i parave dhe zhurma e pandershme kundër Shqipërisë

Nga Klodian Tomorri

* Një raport i dy ekspertëve ndërkombëtar për flukset e jashtëligjshme të parasë në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor del në përfundimin se në Shqipëri, gjatë periudhes 2017-2019 u pastruan 1.6 miliardë euro vetëm në sektorin e ndërtimit. Për të parë se sa serioz është raporti mjafton vetëm paragrafi më poshtë:

“Nje ekspert vlerëson se në vitin 2019 në Shqiperi u pastruan 500 milionë euro në sektorin e ndërtimit. Duke perdorur te njëjtën metode vlerësimi, në vitin 2018 u pastruan 570 milionë euro, ndërsa në 2017-en u pastruan 320 milionë euro. Kjo e çon shifren totale të pastruara në këto tre vjet në 1.6 miliardë euro”- thotë raporti.

Tani mblidhini pak shifrat e mësiperme. Shkurt 500 milionë + 570 milionë+ 320 milionë bëjnë 1.39 miliardeë euro. Pra 210 milione euro dolën rrugës. Siç thoshte i ndjeri Fadil Hasa në skeçin e famshëm 28 kamiona për 7 bataliona, bëjnë 13 kamiona për një batalion. Një raport që ka gabime kaq trashanike nuk meriton të vleresohet më tej. E megjithatë, kjo është lajthitja më e vogel.

Perla më e madhe është mënyra si kanë nxjerrë shifrat e parave të pastruara. Citoj:

“Në vitin 2009 u dhanë 200 milionë euro kredi hipotekore. Meqenëse bankat financojnë vetëm 70 për qind të vlerës së ndërtimit atëherë i bie të jenë blerë 300-400 milionë euro apartamente të ligjshme, kur statistikat tregojnë se në sektorin e real estate u ndërtuan 953 milionë euro. Kjo do të thotë se pjesa tjetër u financua me burime të paligjshme”- vijon raporti.

Cila statistikë tregon se u ndërtuan 950 milionë euro në vitin 2019?

Nuk ka asnjë statistikë të tillë, por nëse do kishte të jenë të sigurtë se në asnjë vit nuk janë ndërtuar 950 milionë euro ndërtime private në Shqipëri.

Të njëjtën llogari kanë bërë dhe për 2017-en dhe për 2018-en dhe me këtë metodë kanë dalë në përfundimin se në këto tre vjet u pastruan 1.6 miliardë euro në ndërtim. Por kur numrave ja u këput kot, rrëzohesh rrugës.

Në fakt sipas të dhënave zyrtare, në total vlera e lejeve të ndërtimit që jane dhënë për periudhën 2017-2019, pa përfshirë investimet publike, është 150 miliardë lekë ose 1.2 miliardë euro. Raporti thotë se për të njëjtën periudhë u pastruan në ndertim 1.6 miliardë euro.

Edhe sikur lejet e miratuara të ishin realizuar të gjitha, (por që nuk ndodh kurrë për shkak të shfazimit në kohë), edhe sikur këto ndërtesa të ishin financuar të gjitha me para të pista, prapë nuk bëhen dot 1.6 miliardë euro. Mungojnë 400 milionë euro që duhet të jenë pastruar në Mars. Tani ky ishte krahu i ofertës
Le ta marrim nga krahu i kërkesës. E para gjë që duhet sqaruar është se në Shqipëri nuk ka asnjë statistike se sa është vëllimi i transaksioneve në tregun e ndërtimit.

Pra sa euro shpenzohen në vit për të blerë apartamente. Por edhe nëse do të ekzistonte kjo statistikë, sërish është gabim trashanik që cdo transaksion mbi vlerën e kredise hipotekore ta quash automatikisht pastrim parash.

Së pari, njerëzit kane depozita në bankë dhe blejnë apartamente me kursimet e tyre pa marre kredi fare.

Si e llogariti raporti së per qind e tregut u financua nga depozitat?

Se dyti, une shes apartamentin qe kam dhe me parate e arketuara shkoj blej një shtëpi tjetër. Shitësi im me paratë që mori nga une shkon blen një shtëpi tjetër e kështu me radhë.

Sa lekë u pastruan në ndërtim? Ky raporti i mbledh të gjitha këto dhe i quan pastrim parash.

Se treti, po emigrantët kanë të drejtë të blejnë shtëpi në Shqipëri apo nuk u lejohet?

Se katerti, po të huajt që po blejnë shtëpi gjithandej neper Shqiperi, ne bregdet dhe jo vetem, nuk kane te drejte?

Askush nuk e mohon se në Shqipëri pastrohen para në ndërtim, ashtu sic pastrohet ne cdo vend të botës. Por shifrat nuk nxirren qesim nga mendja.

Ekspertet që kanë bërë raportin janë në rregull totalisht me veten e tyre. Mbushen faqet dhe kane marrë parate nga GIZ-i. Problemi është se këto raporte i sheh ndonjë burokrat në zyrat e Brukselit dhe i përfshin në raportet e tyre zyrtare.

Pastaj shtrëngojnë edhe më shumë presionin duke na imponuar të tjera ligje edhe më të rrepta.

Sot Shqipëria është bërë një nga vendet me ligjet më të ashpra kundër kapitalit. Në asnjë vend nuk ka kaq ligje të ashpra dhe klimen kaq armiqësore ndaj kapitalit që hyn. As ne SHBA, as ne BE, askund. Dhe po, ky është bërë problem serioz. Nuk sjellin dot emigrantët leket se i masakron prokurori dhe u merr gjysmat. Po pse me ca do jetojme ne? Industri nuk kemi, tru që t’i japim mend botës nuk kemi. Para nga BE nuk marrim. Me ligjet që na i shtrengojne vit për vit na e kanë vënë lakun ne fyt. Cfarë duhet të bejme ne? Po merrni bëni njëherë një raport, sa lekë u pastruan vjet në Hollandë. Vetëm jo si ky.

 

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − two =