Home / Intervista / Pastori i kishës ku shkonin motrat Josifi: “I vizitonin persona me kostum, 6 vite pa i parë”

Pastori i kishës ku shkonin motrat Josifi: “I vizitonin persona me kostum, 6 vite pa i parë”

Pastori i Kishës Ungjillore, Fitor Muça nga emisioni “Abc-ja e Mëngjesit”, është shprehur se ngjarja e vetëflijimit të familjes Josifi është e perceptueshme dhe tronditëse për opinionin shoqëror.

Muça në fjalën e tij ka theksuar se në Bibel nuk ka asnjë rresht ku të thuhet se për të fituar ringjalljen duhet të vetëflijohesh.

Gjithashtu ai është shprehur se historia e familjes Josifi i ka fillesat që me vdekjen e kryefamiljarit të tyre, vite më parë në Përmet.

Sipas tij ardhja e tyre në Tiranë nuk i ka lënë pas problemet ato kanë ardhur bashkë me to.

“Jeta e tyre ka shkuar në peripeci të mëdha babai i tyre ka kryer vetëvrasje, unë besoj se ka pasur një lëkundje të fuqishme, në besim te kulti që shkonin më parë dhe sapo erdhën në Tiranë, nga informacionet e marra se ato kanë 6 vite që nuk kanë pasur kontakt me Kishën Ungjillore, mësova se ato kishin vizituar shumë kisha për të gjetur vendin dhe duket se gjatë kësaj kohe kanë pasur përplasje doktrinash dhe unë mendoj se kanë kërcyer për të zgjidhur problemet e tyre.

Mendoj se problemet e tyre i kanë marrë me vete, nëse dukeshin të gëzuara nga jashtë brenda duket se e kanë vuajtur këtë gjë. Pasi kanë ikur nga ne ato janë kthyer në shtypin e tyre dhe siç thuhet janë vizituar nga persona me kostum. Por jam i bindur që prokuroria do të hetojë një ngjarje të tillë”, ka thënë Muça.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse do të ishin besimtare të Kishës Ungjillore ato do të ishin gjallë sot, ndërsa refuzimi që ato i kanë bërë ndihmës së ofruar tregon se diçka fshihet pas kësaj.

Sipas tij kjo është një ngjarje për të cilën prokuroria duhet të hetojë.

“Nuk dua të mendoj që prokuroria do të rrijë në heshtje që kalon përtej një vetëvrasje të zakonshme që të mbash një kufomë për 15 muaj në shtëpi është e padëgjuar, mumifikimi nuk njihet në doktrinën e krishterë. Nga pamjet e shtëpisë nuk kemi dalluar gjë e rëndësishme është që të mos retushohen ato që janë shkruar ose ato që i kanë shkruar duhet që tu shkohet deri në fund një gjë të tillë. Unë nuk e kam problem që ato kanë frekuentuar kishën ungjillore.

Në rastin konkret i thonë se kanë kaluar 6 vite që ato kanë zbritur në një stacion dhe nga ky moment ato kanë ndërprerë çdo gjë në lidhje me ne. Refuzimi i tyre për të pranuar ndihmë do të thotë se fshihet diçka nga pa,s por nëse ato do të kishin udhëtuar me ne sot do të ishin gjallë”, është shprehur pastori.

Check Also

Franca futet në karantinë/ Kaos në Paris, qytetarët dynden në dyqane dhe largohen nga qyteti përpara mbylljes

Parisi është ‘pushtuar’ nga makinat vetëm pak orë para se të ndodhte bllokimi i ri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 10 =