Home / Aktualitet / Pasojat e Covid-19/ Qeveria rishikon për herë të tretë buxhetin, të ardhurat në rënie e shpenzimet në rritje

Pasojat e Covid-19/ Qeveria rishikon për herë të tretë buxhetin, të ardhurat në rënie e shpenzimet në rritje

Pandemia COVID-19 ka detyruar qeverinë që të rishikojë për herë të tretë buxhetin e shtetit, i cili për vitin 2020 parashikohet të mbyllet me 43.1 miliardë lekë apo 346.5 milionë euro më pak në raport me rishikimin e fundit.

Në aktin normativ të botuar në Fletoren Zyrtare, të ardhurat nga taksat dhe tatimet pritet të shënojnë një rënie prej 14 %. Sipas të dhënave rënien më të madhe e ka tatimi mbi fitimin, të ardhurat personale si dhe sigurimet shoqërore.

E teksa të ardhurat janë në rënie, shpenzimet kanë shënuar rritje me 5.4% krahasuar me buxhetin e fillim vitit. Në zerat e shpenzimeve rritjen më të madhe qeveria e ka bërë tek investimet si edhe tek fondi rezervë, për të përballuar pasojat e Covid-19 si dhe për të financuar procesin e rindërtimit.

Nisur nga këto tregues, hendeku mes të ardhurave dhe shpenzimeve pritet të arrijë shifrën rekord prej 1 mld euro, ndërsa borxhi publik pritet kap nivelin e 80% të PBB.

Check Also

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Moti në orët e para të mëngjesit të sotëm do të jetë me vranësira mesatare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − six =