Home / Showbizz / Pasi i preu flokët zero, “Sarp” ndryshon model sërish dhe këtë herë nuk do e njihni

Pasi i preu flokët zero, “Sarp” ndryshon model sërish dhe këtë herë nuk do e njihni

Çagatay Ulusoy është një nga aktorët më të sukseshëm turk, që falë talentit ka arritur të fitojë zemrat e publikut dhe të kalojë kufijtë e Turqisë.

Fillimisht ai u bë i njohur për publikun shqiptar prej rolit të tij në filmin “Delibal” që ka thyer pafund zemra.

Më pas fama e Çagatayt do rritej shumë më shumë me rolin e tij tek “Içerde” , ku kishte rol kryesor krah Aras Bulut dhe të dy u kthyen në një super dyshe, teksa seriali është një nga më të sukseshmit të industrisë turke.

Aktualisht 29-vjeçari është i angazhuar për sezonin e katërt të serialit “The protector”, prodhim i Netflix, që po korr goxha sukses dhe u përqafua menjëherë nga publiku.

Disa kohë më parë për shkak të rolit të tij, Hakan, në këtë serial, aktori dhe modeli i njohur i habiti fansat duke i prerë flokët e tij zero.

Ditën e sotme, ylli turk ka postuar një Instastory, ku shihet me një look shumë ndryshe. Ai ka rritur flokët më shumë se zakonisht dhe po ashtu ka lënë shumë mjekër, teksa ka dalë të peshkojë, pasion i vjetër i tij.

Çağatay Ulusoy kilo aldı bize de goygoyu kaldı

Check Also

Romanca që bëri bujë, Anna Lika dhe futbollisti kosovar i japin fund lidhjes

Disa muaj më parë lidhja mes aktores shqiptare, Anna Lika dhe futbollistit Amir Rrahmani, ishte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =