Home / Ekonomi / PASAKTËSIA ME LLOGARITË BANKARE LË PA PAGA LUFTE 3000 APLIKANTË

PASAKTËSIA ME LLOGARITË BANKARE LË PA PAGA LUFTE 3000 APLIKANTË

Rreth 3 mijë persona të cilët nuk kanë mundur të marrin ndihmën financiare prej problemeve me të dhënat bankare kanë afat deri në fund të muajit për t’i saktësuar ato.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se personat që nuk kanë mundur të tërheqin ndihmën financiare sipas paketës së parë dhe të dytë të vendosur nga qeveria për pandeminë e COVID-19, duhet të korrigjojnë të dhënat.

“Nga verifikimet e kryera për paketën e parë dhe të dytë, me problemin e mos-saktësimit të të dhënave të tyre si NID dhe IBAN, pas njoftimeve nga bankat për probleme, rezulton se 588 persona nga paketa e parë dhe 2,553 individë nuk e kanë kryer procesin e saktësimit të këtyre të dhënave,” – thuhet në njoftimin e tatimeve.

Drejtoria e Përgjithshme u ka bërë thirrje këtyre qytetarëve që të kontrollojnë në listat e bëra publike nëse figurojnë ndër rastet me probleme, – kliko këtu për të kontrolluar nëse figuron në listën e personave nga paketa e parë me probleme në të dhënat bankare, ose këtu për të kontrolluar në listën e paketës së dytë.

NID është numri personal i identifikimit që gjendet në kartat e identitetit dhe pasaportat, ndërsa IBAN është akronimi International Bank Account Number (Numrit Ndërkombëtar të Llogarisë Bankare) që sipas Bankës së Shqipërisë është “një strukturë standarde e llogarisë”, e cila “përdoret si një informacion bankar ndërkombëtar që mënyrë unike identifikon llogarinë e klientit pranë një institucioni financiar”.

Check Also

Vranësira dhe shira/ Parashikimi i motit për këtë të Mërkurë

Ditën e sotme në vend, parashikohen vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu, të cilat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 1 =