Home / Aktualitet / Pas Vasilika Hysit, Rama largon një tjetër deputete

Pas Vasilika Hysit, Rama largon një tjetër deputete

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirënjohje dy bashkëpunëtoreve të tija Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni.

Duke i falenderuar për punën e tyre në 12 vite në Kuvend e në Qeveri, Rama la të kuptohet se deputetja Eglantina Gjermeni nuk do të jetë pjesë e listave të cilat do të dorëzohen ditën e sotme.

Rama:

“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − six =