Home / Aktualitet / Pas Trump, Twitter dhe Facebook bllokojnë llogaritë e një tjetër figure të njohur

Pas Trump, Twitter dhe Facebook bllokojnë llogaritë e një tjetër figure të njohur

Rrjetet sociale Twitter dhe Facebook kanë bllokuar llogaritë e oligarkut rus Yevgeny Prigozhin.

Siç njofton kompania e tij Concord, llogaritë që i përkisnin Prigozhin, i cili njihet si “Kuzhinier i Putinit” për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin u bllokuan “pa shpjegime”.

Kompania tha se besonte se llogaritë e tij ishin bllokuar për shkak të komenteve mbi urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan Joe Biden që ndryshoi vendimin e paraardhësit të tij Donald Trump për personat transgjinorë që shërbejnë në ushtri.

Concord tha se vendimi i Facebookut dhe Twitterit për të bllokuar llogaritë e Prigozhini është “përfundimtar”.

Kohë më parë, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione kundër personave dhe njësive që kanë lidhje me organizatorin dhe financuesin që është i lidhur me Kremlinin për të ashtuquajturën “fabrika ruse e lajmeve të rreme”, pas ndërhyrjeve të dyshuara në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara dhe ato në vendet tjera.

Sanksionet amerikane kanë kohë që ekzistojnë kundër Prigozhinit dhe kompanive të tij të njohura, përfshirë Agjencinë e Kërkimit në Internet (IRA) dhe Grupit Wagner, një forcë mercenare ruse aktive në Libi, Siri dhe Afrikë.

Check Also

Një mollë në ditë për të humbur peshë, ja çfarë duhet të dini

Ekspertët i kanë klasifikuar mollët si një prej frutave më të mira kundër mbipeshës. Sipas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + seventeen =