Home / Aktualitet / Pas sherrit me grushte plasin plumbat në Kamëz, pronari i një lokali plagos klientin, ndërhyjnë forcat Shqiponja

Pas sherrit me grushte plasin plumbat në Kamëz, pronari i një lokali plagos klientin, ndërhyjnë forcat Shqiponja

Policia e Kamzës dhe forcat Shqiponja kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, që mund të përfundonte në vrasje, në këtë zonë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë rreth orës 02:20, se në Kodër Kamzë, në një lokal, kishte një konflikt verbal e fizik mes pronarit të lokalit dhe një klienti, kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Bashkëpronari i lokalit, shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me shtetasin R. C. (klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e konfliktit shtetasi F. K. ka plagosur me armë zjarri në dorë, shtetasi R. C., 39 vjeç., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin që shtetasi F. K. po qëllonte përsëri në drejtim të shtetasit të plagosur, ndërhyrja në kohë e me profesionalizëm e punonjësve të Policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes, duke i hequr armën nga dora shtetasit F. K. dhe duke e prangosur atë.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Armaa

(BalkanWeb)

Check Also

Ta lash fytyrën me ujë të gazuar/ Ja cilat janë efektet në lëkurë

E keni menduar se ujin e gazuar mund ta përdorni edhe për fytyrën? Përdorimi i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 11 =