Home / Aktualitet / Pas Robert Ndrenikës shfaqet edhe Tinka Kurti: Shqipërisë i duhet Edi Rama, vetëm ai…

Pas Robert Ndrenikës shfaqet edhe Tinka Kurti: Shqipërisë i duhet Edi Rama, vetëm ai…

Teksa kemi hyrë zyrtarisht në muajin e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një tjetër spot, i cili si protagoniste ka aktoren e njohur Tinka Kurti.

Kjo e fundit përpiqet që t’iu mbushë mendjen shqiptarëve se Edi Rama është i vetmi politikan që mund ti dalë për zot situatave të vështira siç është dhe kjo e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështirë. Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë! Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, shprehet aktorja Kurti.

Më herët, fushatës së Partisë Socialiste iu bashkua edhe aktori i njohur Robert Ndrenika. Me zë dhe figurë, ky i fundit ishte pjesë e një spoti të publikuar nga kryeministri Rama, ndërkohë që nuk munguan as kritikat në drejtim të tij,. Ndrenika ishte një nga artistët e parë që doli në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, dhe më pas vendosi që të tërhiqej, për arsye që edhe sot e kësaj dite nuk dihen.

Kur kanë kaluar afro 1 vit nga shembja e dhunshme e godinës së Teatrit, ende sot nuk ka një plan konkret për ndërtimin e të riut, por kjo duket se nuk është shqetësim qoftë për Ndrenikën, qoftë për Kurtin, të cilët janë dy prej artistëve që kanë një jetë që ngjiten në skenë.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 14 =