Home / Aktualitet / Pas konfirmimit të 3 rasteve me Covid 19 në Shkodër,qytetarët dynden në qytet për të bërë furnizimet

Pas konfirmimit të 3 rasteve me Covid 19 në Shkodër,qytetarët dynden në qytet për të bërë furnizimet

Kjo e mërkurë gjeti në rrugët e qytetit të Shkodrës një pjesë të mirë të qytetarëve në qarkullim.
Në tregun e fruta perimeve në Zdrale ka patur sërish dyndje të qytetarëve. Një pjesë e mirë e tyre janë ndërgjegjesuar për respektimin e distancës por ka edhe nga ata që nuk i zbatojnë rregullat.
Ndërsa radhë verehën edhe nëpër banka ku qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar aq sa duhet për të ruajtur distancën.

Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Shkodrës që nga kjo e mërkurë është vëtkarantinuar si shkak i rastit të oficerit të policisë gjyqësore i cili rezultoi pozitiv me Covid -19. Në punë dolën një numër i vogël prokurorësh të cilët kanë për të shqyrtuar cështjet me natyrë të ngutshme.

Sakaq Komisioni i Emergjencave Civile në prefekturën e qarkut Shkodër bën të ditur se vazhdon monitorimi i situatës.

Gjithashtu sipas prefektit të Shkodrës një nga detyrat kryesore të këtyre ditëve është ndihma e familjeve në nevojë.

Deri të mërkurën në Shkodër janë konfirmuar tri raste me Covid-19.

M.C

Check Also

Rrjeti 5G i rrezikshëm për shëndetin. Zvicra ndalon përdorimin e saj!

Zvicra, një nga liderët në botë në përdorimin e teknologjisë celulare 5G, ka vendosur një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 − one =