Home / Bota / Pas humbjes së presidencës, Donald Trump merr goditjen e fortë

Pas humbjes së presidencës, Donald Trump merr goditjen e fortë

Donald Trump ishte presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. I lindur në Kuins të Nju Jorkut në vitin 1946, në moshë të re ai mori në dorëzim biznesin e të atit, i ngritur mbi pasuritë e patundshme, të cilit do t’i vinte emrin “Trump Organization”.

Në vitet në vazhdim ai do të zgjeronte operacionet e saj, me ngritjen e grataçelave fillimisht dhe më pas me hapjen e kazinove, duke akumuluar një pasuri marramendëse, që i dha njëkohësisht reputacionin e një biznesmeni të fortë e të fuqishëm.

Por çfarë ndodhi pas postit të presidentit?

Posti i presidentit i ka kushtuar shumë Donald Trump. Regjistrimet e Komisionit Federal të Zgjedhjeve tregojnë se Trump drejtoi miliona dollarë për të paguar organizatat për shpenzimet e lidhura me dy fushatat e tij në vitin 2016 dhe 2020. Vlera e tij neto ka rënë poshtë 700 milionë dollarëve që kur ai u bë president, sipas një raporti të Bloomberg News.

Sipas Bloomberg, të ardhurat janë ulur në çdo cep të perandorisë Trump dhe shumica e pasurive të tij kanë humbur vlerën. Edhe flota e tij e avionëve është zvogëluar në vlerë nga “shtatë me vlerë të paktën 59 milionë dollarë në 2015 në pesë me vlerë të paktën 6.5 milionë dollarë në 2020”, sipas Bloomberg.

Sipas Bloomberg, pasuria e Trump është shkatërruar gjithashtu nga pandemia e Covid-19. Ndërkaq, sulmi vdekjeprurës i 6 janarit në Capitol të SHBA, gjithashtu i ka kushtuar markës Trump pasi shumë kompani kanë anuluar kontratat fitimprurëse me entitetet Trump.

CNN raportoi se Boeing 757 i Trump , i stampuar me emrin e tij, është ulur në New York, në veri të Manhatanit, dhe ka nevojë për riparime potencialisht shumë të kushtueshme. Ndërkohë, zëdhënësi politik i Trump Jason Miller thotë se ish-presidenti do të ketë platformën e tij të mediave sociale . Kjo do t’i jepte Trump, i cili u pezullua përgjithmonë nga Twitter dhe Facebook pas sulmit të 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e tij, qasje në ndjekësit që regjistrohen dhe, me sa duket, një mënyrë për të gjeneruar të ardhura.

Matja e pasurisë së Trump ka qenë gjithmonë një gjë e ndërlikuar. Fshehur brenda një labirinti të ndërmarrjeve private, pasuritë dhe detyrimet e tij nuk raportohen publikisht të plota megjithatë diçka është e sigurtë, nëse emri Trump ishte dikur “aseti” më me vlerë i organizatës së tij të biznesit, tani mund të jetë “mallkimi” më i keq i saj.

Check Also

Kurti: Me këta të tre ia hapim rrugën VETËVENDOSJE-s në Shqipëri

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit: Për Boikenin, Iliazin e Kreshnikun: Të dashur Boiken, Iliaz …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 7 =