Home / Aktualitet / Pas dështimit, e-Albania rihap regjistrimet online për këto klasa

Pas dështimit, e-Albania rihap regjistrimet online për këto klasa

Më 15 gusht rihapet portali e-Albania për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta. Ky është njoftimi i dhënë sot nga ministrja e Arsimit, Evis Kushti, e cila bën të ditur se procesi i regjistrimit do të qëndrojë i hapur nga 15 deri më 30 gusht.

Ky proces për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta.

“Duke e cilësuar fillimisht regjistrimin online si një nga risitë më pozitive për vitin e ri shkollor 2021-2022, ku prindërit e plotësojnë formularin në vetëm 1 minutë, pa pasur nevojë të mbledhin dokumentacionin nga institucione të ndryshme, Ministrja Kushi shprehet se janë marrë në konsideratë edhe shqetësimet e përcjella nga institucionet tona arsimore, prindërit dhe nxënësit, lidhur me pamundësinë në disa raste të regjistrimit për arsye teknike, apo tejkalimit të afateve të përcaktuara. Për këtë arsye, ajo nënvizon se “po punojmë ngushtësisht me strukturat tona dhe me AKSHI-n për përmbushjen me sukses të procedurave. Konkretisht, në periudhën 15 – 30 gusht do të rihapet portali e-Albania për regjistrimin e nxënësve, duke u dhënë mundësi prindërve të bëjnë kërkesën, si dhe të parashtrojnë arsyen e regjistrimit në shkollën jashtë qendrës së banimit”, shkruan ministrja në statusin e saj.

Ministrja Kushi sqaron gjithashtu se: “Në rastet kur shkollat kanë kapacitete të mjaftueshme, mund të regjistrojnë edhe nxënës jashtë zonës së banimit, pas miratimit nga ZVA-të përkatëse mbi bazën e arsyeve të legjitimuara. Shkolla duhet të kthejë përgjigje brenda 24 orëve pas kërkesës për regjistrim. Në rast refuzimi, të interesuarit duhet të vazhdojnë aplikimin brenda afatit në shkollën ku u takon regjistrimi”.

“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe përshtatjen në një kohë shumë të shpejtë me procedurat e reja. Suksese!” – mbyll publikimin e saj, Ministrja Kushi.

Ndërkohë që procesi pati shumë probleme, pasi shumë nxënës mbetën pa u regjistruar e mbi të gjitha procesi ishte i kushtëzuar nga fakti se ato duhet të ishin nga njësia administrative ku shkolla përfshihej si territor.

Ky proces rrezikonte që të nxirrte pa punë edhe mësuesit për shkak të numrit të ulët të klasave që formoheshin.

Check Also

Rama takon drejtorin e “Pfizer” në Nju Jork

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në zyrat qendrore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =