Home / Bota / Rajoni / Pas Berlusconi-t edhe vajza e tij rezulton e infektuar me COVID-19

Pas Berlusconi-t edhe vajza e tij rezulton e infektuar me COVID-19

Edhe Marina Berlusconi, vajza e Silvio Berlusconi-t ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Mediat italiane shkruajnë se pas një serie tamponësh negativë, i fundit, gjatë fundjavës, dha një rezultat tjetër.

E megjithatë, presidentja e i Fininvest dhe Mondadori, është mirë dhe normalisht po punon online. Vajza e madhe e ish-kryeministrit, i cili vazhdon të jetë i shtruar në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar pneumoninë e koronavirusit, është izoluar me familjen në shtëpinë e saj në Milano që kur babai i saj doli pozitiv të Mërkurën e kaluar.

Është e panjohur nëse anëtarët e tjerë të familjes së tij, janë gjithashtu pozitivë. Nga burimet mësojmë se kushtet e bashkëshortit dhe dy fëmijëve të saj, të cilët janë të mitur, janë gjithashtu të mira.

Ndërkohë, tri ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar evolucionin e pneumonisë së Silvio Berlusconit.

“Ecuria është e rregullt dhe pacienti është i qetë”, tha mjeku jashtë spitalit duke shpjeguar se “faza është delikate” pasi infeksioni viral “meriton terapi adekuate dhe ka kohën e vet”, por duke përsëritur optimizmin e kujdesshëm të shprehur tashmë për gjendjen e ish-kryeministrit.

Check Also

Cikloni në Greqi, 3 viktima dhe dëme të mëdha

Cikloni Ianos që ka përfshirë Greqinë prej dy ditësh ka marrë deri më tani 3 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =