Home / Aktualitet / Pas akuzave për lidhjen me Andin, Melisa merr vendimin e papritur(FOTO)

Pas akuzave për lidhjen me Andin, Melisa merr vendimin e papritur(FOTO)

Dy ditë më parë ne në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Në rrjete sociale u publikuan foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.

Gjithashtu janë shkëputur disa imazhe gjatë videove live që Melisa dhe Andi kanë bërë dhe ndjekësit kanë vënë re një detaj të ngjashëm nga shtëpitë e tyre. Të gjithë këto detaje i bënë ndjekësit e programit të dyshonin akoma më shumë se ata kanë krijuar bashkë një lidhje dashurie, për të cilën ka ngritur akuza dhe Shqipja, ish-konkurrentja që zbuloi lidhjen e Beartit dhe Teas.

Në lidhje me këto foto ka reaguar ditën e djeshme Melisa. Gjatë emisionit “Për’puthen” u shfaqën në ekran imazhet që ngritën dyshime dhe Melisa i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e ndjekësve të programit. Ajo tha se mes saj dhe Andit nuk ka asgjë dhe se ajo nuk ka qenë kurrë në shtëpinë e tij, apo ai në shtëpinë e saj.

“Çfarë të them unë e shkreta. Kjo s’është asgjë se unë kam parë dhe foto të tjera. Unë s’kam qenë as te shtëpia ime, kam qenë te shtëpia e një shoqe. Këtë videon e kam bërë shumë kohë më parë, para se të largohej Andi  nga programi. Një ditë ma ka kërkuar Andi kapuçin dhe ja kam falur”, u shpreh Melisa.

Nuk e dimë ç’ka ndodhur, por “Iconstyle.al” ka vënë re se Melisa ka hequr papritur çdo foto apo video nga emisioni që kishte në llogarinë e saj në Instagram.

Me siguri pas bllokimit të llogarisë së Teas, Melisa është frikësuar se mund t’i ndodhë e njëjta gjë, ndaj ka marrë masa paraprake.

Megjithëse ishte e pranishme puntatën e sotme në emision, në llogarinë e saj s’ka asnjë postim nga “Për’puthen”.

Check Also

Tragjedi në familjen shqiptare/ COVID u merr jetën dy vëllezërve brenda 24 orëve

Situata e koronavirusit duket se po del nga kontrollit, pasi vetëm dy ditët e fundit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three − 2 =