Home / Aktualitet / Partneri i Dua Lipës mbështet publikisht Vjosa Osmanin si Presidente të Kosovës

Partneri i Dua Lipës mbështet publikisht Vjosa Osmanin si Presidente të Kosovës

Shpallja e Osmanit Presidente u duartrokit fort nga shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë dhe Presidentja e re mori mbështetjen e madhe të figurave të njohura publike.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, uroi me fjalët më të bukura Vjosa Osmanin në rrjete sociale, për ta parë e gjithë bota.

Sa e mrekullueshme të shikosh një femër në majë”, ka shkruar Dua duke i uruar Vjosa Osmanit postin e rëndësishëm.

Partneri i Duas, Anwar Hadid, ka treguar edhe njëherë se është partneri perfekt që e mbështet Duan kudo dhe e dashuron Kosovën po aq sa këngëtarja.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ndarë një postim të Osmanit në detyrën e re, ku shkruhet: “Kosova ka zgjedhur avokaten 38-vjeçare si Presidenten e re”, që ta shohin të gjithë ndjekësit e tij.

 

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =