Home / Aktualitet / Partizani-Vllaznia/ Tifozët s’duan t’ia dinë për rregullat antiCovid

Partizani-Vllaznia/ Tifozët s’duan t’ia dinë për rregullat antiCovid

Në sfidën e luajtur ditën e djeshme (e dielë 31 Janar) ku Partizani priti në “Elbasan Arena” Vllazninë e cila u mbyll në barazim pa gola, të pranishëm kanë qenë edhe tifozët.

Sipas burimeve për “Faxweb” një foto është shkrepur në ambientet e stadiumit të “Elbasan Arenës” ku shihen qartë një numër i madh tifozësh të cilët ndjekin përballjen Partizani-Vllaznia duke mos respektuar asnjë nga rregullat e autoriteteve për mbajtjen e maskave apo distancën sociale.

Tifozët e të dyja ekipeve janë vendosur në zonën “VIP” të stadiumit nga ku ndjekin ndeshjen, ndërsa shihet se të pranishëm janë edhe stjuardët të cilët janë të pajisur me maska mbrojtëse.

Më herët qeveria refuzoi që nëpër stadiumet të rikthehen tifozët përshkak të riskut nga pandemia dhe infektimi prej Covid-19 që rrezikon qytetarët. Edhe pse FSHF u zotua që të futet një numër i reduktuar tifozësh duke ruajtur kështu disatncimin social dhe mbajtjen e maskave njësoj si në vendet e tjera të Evropës, por përgjigjja e qeverisë ishte zhgënjyese. Ndërkohë që lejon të bëhen takime të fushatave apo organizime nga persona publik.

Check Also

Gabimi i tij i kushtoi humbjen skuadrës, Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që i kushtoi skuadrës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − eight =