Partizani do të luajë të dielën kundër Bylisit, në kuadër të javës së 27-të të Superiores. Të kuqtë po stërviten intensivisht për këtë takim, ku do të synohen vetëm 3 pikët.
Trajneri Ilir Daja po i jep ngarkesën e duhur futbollistëve, ndërsa pritet që të ketë edhe ndryshime në formacionin titullar. Jasir Asani postoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej para disa ditësh me Ferhan Hasanin.
Hasani u afrua me shumë bujë te Partizani por deri më tani nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij. Pritet me interes të shihet se cila do të jetë 11-shja që do të hedhë në fushë trajneri kryeqytetas, Ilir Daja. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 16:00, në stadiumin “Air Albania Stadium”.