Home / Kulture / Parku Arkeologjik i Amantias, zbulohet varri monumental i shekullit III p.k

Parku Arkeologjik i Amantias, zbulohet varri monumental i shekullit III p.k

Parku arkeologjik dhe qyteti ilir i Amantias është një dëshmi e gjallë historike e bregdetit Jonian. E ndërtuar në shek e V-të para Krishtit është një ndër thesaret dhe rrënojat më interesante të Shqipërisë, e pozicionuar në një kodër, në një natyrë fantastike dhe e rrethuar nga gjelbërimi.

Pak ditë më parë specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë, kryen gërmimin arkeologjike të shpëtimit dhe dokumentimin e dy varreve antike në nekropolin e parkut arkeologjik.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë shprehet se punimet e kryera gjatë kësaj kohe janë në vijim të punës, që po bëhet për luftimin e gërmimeve klandestine, ndërsa kanë dalë dhe zbulime të reja.

“Këto ndërhyrje janë vijim i punës dhe masave të mara nga DRTK-Vlorë dhe IKTK për luftimin e fenomenit të gërmimeve klandestine, si dhe shpëtimin e dokumentimin e monumenteve të prekura prej tij. Gjatë kësaj ndërhyrje u dokumentua një varr cist, si dhe u zbulua një varr monumental që i përket shek. III p.Kr. Varri me arkitekturë monumentale është një atraksion i ri për t’u vizituar në itinerarin e vizitave të parkut arkeologjik të Amantias.”

Parku Arkeologjik i Amantias, foto nga DRTK Vlorë

Gjatë gërmimeve në Parkun Arkeologjik të Amantias, foto nga DRTK Vlorë

Gjatë gërmimeve në Parkun Arkeologjik të Amantias, foto nga DRTK Vlorë

E veçanta e qytetit antik janë banesat dhe fortifikatat që u ngritën në një terren të vështirë malor. Ajo përmendet gjithësesi si një qendër peshkopate në antikitetin e vonë, dhe mund të dallohen dhe rrënojat paleokristiane të një bazilike.

Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Pjesa më e rëndësishme dhe më e bukur njëkohësisht për tu vizituar në këtë park, janë rrënojat e stadiumit antik të ndërtuar me blloqe gurësh, rreth shekullit të III p.e.s. Si periudhë e braktisjes së qytetit mësohet të ketë qenë shekulli i VI pas Krishtit.

Parku arkeologjik i Amantias vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet kryesore turistike për qarkun e Vlorës, ku interesi i vizitorëve vendas dhe të huaj për të vizituar këtë park arkeologjik nuk mungon.

Parku Arkeologjik i Amantias, foto nga DRTK Vlorë

Parku Arkeologjik i Amantias, foto nga DRTK Vlorë

/DiasporaShqiptare/

Check Also

Sentenca nga Emil Cioran

1. Çdo fjalë më sëmur. Ndërkaq, çfarë kënaqësie do të ndjeja të dëgjoja lulet tek …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 3 =