Home / Aktualitet / Parcelat me drogë në Shqipëri/ Lleshaj si Tahiri, trafiku është rritur më keq

Parcelat me drogë në Shqipëri/ Lleshaj si Tahiri, trafiku është rritur më keq

Nga Arber DALMATI –

Prej ditësh media ka rikthyer në vëmendjen praninë e parcelave të mbjella me bimën narkotike të quajtur “canabis sattiva”, duke na kujtuar se, pas një heshtjeje, fenomenin që pataksi ndërkombëtarët me masivitetin në vitit 2017, e kemi të pranishëm.

Sepse tashmë është fakt i pamohueshëm se në atë vit elektoral mbjellja e drogës arriti përmasa absolute, ndërkohë që policia e drejtuar nga Haki Çako deklaronte mërzitshëm se gjithçka ishte shpifje dhe se gjendja ishte nën kontroll të plotë.

Të vetmit që vijonin sulmet duke sjellë denoncime me fakte konkrete ishin media dhe opozita që i masivizonte duke i përdorur të sjellat meditike për qëllime politike.

Media denonconte me shifra,fakte dhe filmime nga terreni, Policia e Haki Çakos mohonte megjithse një strukturë brenda saj funksiononte si partnere besnike e strukturave të narkotrafikut.

Vetëm kur bomba plasi nga brenda, me denoncimet e disa kuadrove të lartë të policisë rajonale, të cilët gjetën strehim politik jashtë vendit, Prokuroria lëvizi duke përfshirë në hetime dhe ish Ministrin e Brendshëm, por çuditshëm jo Haki Çakon, që jo vetëm doli palagur por kaloi në një detyrë tjetër të lartë zyrtare.

Dhe kështu këmbënat e drogës 2017 e humbën gjëmimin, ndërkohë që  po të njejtin fat pësuan dhe hetimet që u katandisën në bajatizim.

E përmendëm të shkuarën e pandëshkuar për të theksuar se pikërisht kjo është arsyeja që po e njejta tablo ka nisur të rishfaqet sërish, çuditërisht, në vigjilje të pritjes së mbajtjes së zgjedhjeve elektorale.

Tamam si atëherë, në prag..!

“Me paratë e drogës po financojnë blerjen e zgjedhjeve”, ishte shprehja standarte e opozitës, që e përqasur në kohë, po artikulohet sërish, pas çdo denoncimi të bërë nga gazetarët investigativ të kronikës së zezë, Artan Hoxha dhe Anila Hoxha, që i janë qepur policisë së Ardi Veliut dhe Sandër Lleshjat më bukë në trastë.

Raportimet e tyre vijnë të shoqëruara me filmime nga terreni i shkrepave të  jugut por Artan Hoxha parajalmëron se të tilla parcela me drogë ndodhen gjithandej dhe ai do ti sjellë pamjet në ditët vijuese.

Që droga është rikthyer kjo nuk ka asnjë diskutim por ai që lë shije të hidhur është fakti se në vend të deklaroj nisjen e aksionit asgjesues drejtori i Përgjithshëm i  Policisë, Ardi Veliu, i udhëzon “specialistët” e vet të mohojnë dhe injorojnë. Të publikojnë se e kanë gjëndjen nën kontroll dhe gjithçka sjell media e opozita për rikthimin e fenomenit të drogës sështë veçse sajesë.

Madje më keq akoma kur në vallen mohuese të faktit hyn dhe ministri i Breshëm në detyrë Sandër Lleshaj, që sillet njejtë si ish paraardhësi i tij, Saimir Tahiri, i qenë ende në proces të pambyllur gjyqësor./ Arberianews.net

Check Also

Rëndohet situata e COVID-19/ 3 persona humbin jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, mes viktimave dhe një i ri

3 viktima dhe 131 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + five =