Home / Ekonomi / Paratë nuk mund t’i zgjidhin dot problemet që Italia ka

Paratë nuk mund t’i zgjidhin dot problemet që Italia ka

Nga Ferdinando GIUGLIANO-

Prej një viti e gjysmë, liderët e Bashkimit Evropian duhet të kenë shpresuar se problemet politike të Italisë ishin vetëm një kujtim i largët. Por përplasjet e vazhdueshme të ditëve të fundit midis kryeministrit Giuseppe Conte dhe ish-kryeministrit Matteo Renzi, tregojnë se mungesa e një qeverie të qëndrueshme dhe efektive në Romë, mbetet një nga sfidat më të mëdha të Evropës.

Conte arriti t’i mbijetojë një mocioni të besimit ndaj qeverisë së tij në Senat mbrëmjen e së martës, pak ditë pasi Renzi vendosi të tërheqë ministrat e tij nga kabineti. Kreu i qeverisë  siguroi shumicën e votave me mbështetjen e 156 senatorëve, nga totali prej 161 votash, ndërsa 140 votuan për rrëzimin e tij.

Sipas kushtetutës italiane, kryeministri Conte –që të hënën ka siguroi një shumicë të ngushte në dhomën e ulët të parlamentit – mund të qëndrojë në detyrë. Megjithatë,tani ai përballet me perspektivën e të qenit një“rosë e çalë”, teksa po përpiqet të krijojë një koalicion të ri qeverisës, që do ta ndihmojë të miratojë axhendën e tij në mesin e vështirësitë të përditshme të jetës parlamentare.

BE duhet t`a shikojë me ankth këtë spektakël të trishtë. Italia ka qenë vitet e fundit hallka me e dobët e eurozonës, teksa është përballur me një kombinim toksik të rritjes së ngadaltë dhe politikave populiste.

Pjesa tjetër e Evropës ka zgjedhur të hedhë sa më shumë para për zgjedhjen e këtij problemi. Italia është përfituesja kryesore e fondit prej 750miliardë-eurosh të miratuar nga Bashkimti Evropian, për rimëkëmbjen e vendeve të unionit nga kriza që ka shkaktuar pandemia.

Banka Qëndrore Evropiane ndryshoi rregullat e saj për blerjen e aseteve, në mënyrë që të mbështesë me bono qeverinë italiane kur të jetë e nevojshme. Për pasojë, obligacionet qeveritare të Italisë tani janë afër niveleve rekord. Investitorët presin që BQE dhe vendet e tjera të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë Romës.

Por mungesa e vazhdueshme e efikasiteti të qeverive italiane të njëpasnjëshme, tregon edhe limitet e kësaj strategjie. Pasi u ankua në lidhje me mungesën e solidaritetit nga ana e BE-së, Conte është përpjekur të vërë në zbatim një plan koherent mbi shpenzimin e granteve dhe kredive- me një vlerë prej më shumë se 209 miliardë euro – që Italia do të marrë nga unioni.

Qeveria nuk i ka kushtuar shumë vëmendje idesë së reformimit të sistemit administrativ shpesh “bizantin”që ka vendit, dhe që vazhdon të pengojë investimet në infrastrukturës dhe të mbysë shpirtin e sipërmarrjes së lirë. Dhe ndërsa Renzi po tenton të zëvendësojë qeverinë ekzistuese me një kabinet alternativ më dinamik, tani për tani atij duket se i mungon fuqia politike dhe popullariteti për të rrëzuar Conte-n.

Në këto kushte, fondet e Bankës Qendrore Evropiane dhe BE-së po ndihmojnë të qëndrojnë në pushtet lojtarët politikë ekzistues. Megjithatë, kjo mbështetje mund të përfundojë nëse kjo qeveri, njësoj si qeveritë e tjera të njëpasnjëshme të së shkuarës, do të dështojë të veprojë për të ndryshuar normat e ulëta të produktivitetit, në mënyrë që t`a sjellë rritjen ekonomike të Italisë afër mesatares evropiane.

BQE dhe pjesa tjetër e BE-së, nuk i morën këto masa posaçërisht për të ndihmuar Italinë. BQE është duke u përpjekur të arrijë objektivin e saj mbi një inflacion të ulët, por të afërt me “2 për qind”, që deri tani ka rezultuar i vështirë.

Komisioni Evropian,është duke i zgjeruar aftësitë e tij për të rritur borxhin duke operuar në tregjet financiare, të cilat një ditë mund të dëshmohen si shumë të dobishme në menaxhimin e një buxheti të madh të përbashkët të bllokut. Pa këto masa, Bashkimi Evropian- dhe eurozona në veçanti – do të jenë veçanërisht të pambrojtura ndaj deflacionit, paqëndrueshmërisë financiare, sidomos Italia.

Sërish, rasti italian tregon se këto instrumente mund të mos jenë të mjaftueshme për të siguruar konvergjencën e mjaftueshme ekonomike midis shteteve anëtare. Në fakt, ato mund të krijojnë stimuj, për shkak të të cilave klasat politike mund të shmangin përballjet me problemet e vjetra me të cilat përballen vendet e tyre, duke humbur kohë në një cikël krizash politike dhe qeverish joefektive.

Lufta mes Contes dhe Renzit, do të vazhdojë edhe gjatë javëve të ardhshme. Conte do të synojë të përçajë partinë e Renzit Italia Viva, në mënyrë që të formojnë një forcë të re që mund të mbështesë koalicionin e tij të demokratëve dhe të Lëvizjes Pesë Yjet.

Renzi do të kërkojë të bindë ish- aleatët se kjo është koha e duhur për një riorganizim, për një tjetër axhendë, dhe ndoshta për një kryeministër të ri. Ndërkohë, opozita e krahut të djathtë po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, në kushtet kur shumica qeverisëse është tepër e dobët.

Se çfarëdo të ndodhë më pas, ka të ngjarë që të rezultojë e paqartë. Ndërsa një proces i ri zgjedhor mbetet si mundësia e fundit, është shumë e vështirë të jesh optimist në lidhje me të ardhmen e afërt të vendit. Pjesa tjetër e Evropës,ka të ngjarë të vazhdojë të shohë e hutuar dhe e dëshpëruar situatën në Itali. / Bloomberg

Check Also

Borxhi publik shkon në 77.8% të PBB-së, stoku zgjerohet me 908 milionë euro

Stoku i borxhit publik arriti mbi 1,2 trilionë lekë në fund të vitit 2020 dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × two =