Home / Investigim / Paratë e taksapaguesve rrush e kumbulla për pensionet shtesë të pushtetarëve

Paratë e taksapaguesve rrush e kumbulla për pensionet shtesë të pushtetarëve

Në seancën e fundit parlamentre të vitit 2020, deputetët e pozitës dhe opozitës, me shumicë votash, rrëzuan projekt-drafin për heqjen e pensioneve shtesë, që shteti jep prej 24 vitesh për zyrtarët e lartë.

Raportimin e bën “Pamfleti” sipas të cilit: shefat dhe vartësit në 45 funksione publike, pasi mbushin moshën 60 vjeç, janë apo jo në detyrë; përveç pagave atje ku punojnë apo janë në pension, përfitojnë edhe 471 mijë lekë të vjetra shtesë deri sa të jenë gjallë.

Kjo pagesë suplementare, nuk është vlerë e vogël, për një vend me buxhet afro 85% borxh; mbasi sipas Thesarit të Shtetit, në total janë 171 mijë zyrtarë përfitues aktual mbi moshën 60 vjeç.

Ky projekt ligj i propozuar nga 1 deputet i opozitës, nuk u trajtua fare në seancë, mbasi në marrëveshje mes drejtuesve të grupeve parlamentare dhe heshtje të deputetëve, nuk u fut në rend dite për debat e votim.

Ditën e hënë, konferenca e kryetarëve, ka miratuar dhe ka bërë vendim, mospranimin e këtij projekt-ligji, duke lënë në fuqi Ligjin nr. 8097, datë 21.03.1996, për mos heqjen e pensioneve.

Sipas këtij ligji dhe vendimit të Kuvendit, pensionet suplementare mbi pagat e pensionet mujore të pleqërisë, për zyrtarët e shtetit dhe ish-zyrtarët që mbushin 60 vjeç; do vazhdojë të aplikohen deri në më 20 mars 2032.
Edhe 10 vjet të tjerë, nga taksat e shqiptarëve, do paguhen këto pensione shtesë, për ata që na kanë qeverisur qysh prej vitit 1996, për ata që na qeverisin e do na qeverisin edhe gjatë dekadës në vazhdim.
Nuk është e papritur, nëse qeveritarët, politikanët dhe deputetët e vitit 2032, ta shtyjnë e lënë fuqi edhe për 20 vite të tjerë, këtë ligj pensionesh suplementare.
E kanë burim të adhurash, që u garanton deri sa të jenë apo jo në punë shteti e sa të jenë gjallë, shtesë nga 390 Euro pagesë në muaj, mbi pagat dhe pensionet e pleqerisë.
Është fakt, se në çdo ligj e vendim financiar, që lidhet me pagat, pesionet, shpërblimet dhe trajtimet financiare; shtetarët shtojnë vetëm të ardhurat e tyre, ndërsa pagat e popullatës i rrisin me nga 100-300 lekë në dy e tre vite.

Check Also

Shkencëtarët ende në dilemë, cilat janë efektet e njohura që viruset shkaktojnë në tru

Në pandemitë e hershme mbi njerëzimin, mjekët vigjilentë vunë re se përveç sëmundjeve të zakonshme, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + nine =