Home / Kryesore / Parashikimi, ja si do të jetë moti për ditën e sotme

Parashikimi, ja si do të jetë moti për ditën e sotme

Diten e sotme pritet që vendi ynë të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike. Moti do të nis i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash.

Ndryshe nga dje, sot pritet që vranësirat në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Por lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të arrijnë itensitet mesatar e deri të lartë me reshjet të cilat pritet të jenë në formën e stuhive apo rrebesheve shoqëruar me breshër, thuhet në parashikimin e shërbimit meteorologjik.

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale parashikohen me vlera nga 16°C në zonat malore deri 24°C në ato të ulta e bregdetare. Temperaturat e mesditës parashikohen në të njejtat vlera me ato të ditës së sotme me vlera të parashikuara nga 32°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulta.

auto_tabe1597181255.png

Check Also

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për sot

Dita sot parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Përgjatë vijës bregdetare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + eleven =