Home / Kryesore / Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu gjatë pasdites

Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu gjatë pasdites

Pas disa ditëve me mot të kthjellët dhe diell sot pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike për vendin tonë, moti pritet të nis i vranët që në orët e para të 24-orëshit, shoqëruar me reshje shiu të dobta lokale.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave dhe lokalisht stuhi afatshkurtër. Në zonën e veriut do të ketë edhe kthjellime ndërsa vranësirat duke nisur nga orët e mbrëmjes fillojnë të shpërbëhen dhe moti dotë jetë kryesisht i kthjellët.

Ditën e Premte rikthehet moti i kthjellët dhe orët me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit pasi zona e verilindjes mbetet me mot me vranësira mesatare deri të dendura. Këto vranësira do të gjenerojnë reshje shiu të dobta dhe të izoluara në relievet e larta malore të kësaj zone.

123754443_1048214445617894_1685086152852831219_n.png

Check Also

Debati: Cilët duhet të vaksinohen të parët kundër Covid-19?

Nëse libri i natyrës është shkruar në gjuhën e matematikës,siç deklaroi dikur Galileo, pandemia Covid-19 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 1 =