Home / Kryesore / Parashikimi i motit/ Rikthehen ditët me shi, ulen temperaturat

Parashikimi i motit/ Rikthehen ditët me shi, ulen temperaturat

Edhe pse tashmë kemi hyrë në stinën e verës parashikimi i motit thotë të kundërtën. Java që presim përpara do të jetë e paqëndrueshme dhe karakteristikë të saj do të ketë reshjet në formë rrebeshesh dhe shtrëngatash nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Më konkretisht java nis me ditën e Hënë ku moti parashikohet kryesisht i vranët por edhe intrvale me diell. Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit dhe nga orët e mesditës deri pasdite me intensitet mesatar. Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Dita e Martë dhe ajo e Mërkurë do të vijojë me motin kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët, por nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet me intensitet mesatar në formën e rrebesheve, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Për ditën e Enjte dhe ajo e Premte mëngjeset dhe darkat do të jenë me kthjellime ndërsa orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Check Also

Koronavirusi në Shqipëri/ MSH publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë vazhdon të jetë pozitive, ndërsa raportohet se vetëm dy persona …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 6 =