Home / Kryesore / Parashikimi i motit për sot: Temperatura të ulëta e vranësira

Parashikimi i motit për sot: Temperatura të ulëta e vranësira

Dita e martë deri ditën e mërkurë parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare.

Dita e Enjte parashikohet të ketë edhe alternime vranësirash ndërsa java mbyllet me ditën e Premte me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Me kalimin e ditëve itensiteti i erës bie por ajo do të vijoj të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s.

Për tu theksuar është se për shkak të temperaturave acarta pritet që ngricat dhe akullëzimi të jenë tepër të forta në pjesën më të madhe të territorit dhe kryesisht përgjatë orëve të natës dhe orët e para të mëngjesit.

Check Also

Përkeqësohet zhvillimi demografik i vendit, në 8 qarqe më shumë vdekje se lindje!

Zhvillimet demografike në vend janë përkeqësuar më tej gjatë vitit 2020, duke lajmëruar një përkeqësim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − eleven =