Home / Kryesore / Parashikimi i motit, ja si do të jenë temperaturat ditën e sotme

Parashikimi i motit, ja si do të jenë temperaturat ditën e sotme

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell në qendër të territorit.

Reshjet e shiut, parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën veriperëndimore dhe atë jugperëndimore të vendit, reshjet parashikohen të vazhdueshme, me intensitet mesatar dhe hera herës të lartë, në formën e shtrëngatave me rrufe të përkohshme.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim dhe shpejtësi 5-12 m/sek. Alpet, bregdeti dhe verilindja e vendit, do të përfshihen nga stuhi ere me rrahje. Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 5 dhe 6 ballë.

Check Also

Vranësira dhe reshje shiu, këto janë temperaturat për sot

Dita e enjte (sot) parashikohet me mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtëra me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × one =