Home / Shendeti / Parandaloni rënien e flokëve duke përdorur këtë bimë

Parandaloni rënien e flokëve duke përdorur këtë bimë

Rënia e flokëve është një problematikë e cila mund të shmanget edhe me anë të produkteve natyrale sikundër është bima e sherebelës. Sherebela është një bimë po aq e lashtë sa edhe njerëzimi. Që në kohët më të hershme ajo ka qenë e dalluar për vetitë e saj të jashtëzakonshme në shëndetin e njeriut. Ndër funksionet e saj më të rëndësishme nuk duhen lënë pa përmendur edhe ndikimi në forcimin e flokëve, zgjatjen e tyre, stimulimin e daljes së flokëve të rinj edhe parandalimin e rënies. Mënyra e përdorimit është shumë e thjeshtë dhe praktike.

Ajo aplikohet në formën e vajit esencial, duke e shtuar në shampo (rreth 2.5 ml në ~200ml shampo) ose e holluar në vajra bimor për masazhe skalpi 3-4 pika në një lugë vaj ulliri. Vaji esencial i sherebelës stimulon qarkullimin e gjakut në zonën ku aplikohet, ushqen rrënjën dhe ka veti ekulibruese. Gjithashtu, mund të përdoret edhe në maska fytyre (1-2 pika në maskën tuaj) për ekuilibrim yndyre dhe trajtim të akneve. Vaji esencial i sherebelës është një produkt që nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj sepse siç e shihni ka përdorim universal.

Check Also

Bananet kurojnë këto sëmundje mjaft të përhapura

Banania mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − sixteen =