Home / Aktualitet / Paralajmërimi i ekspertëve francezë për maskat e bëra në shtëpi

Paralajmërimi i ekspertëve francezë për maskat e bëra në shtëpi

Autoritetet e shëndetit në Francë i kanë këshilluar njerëzit që të mos mbajnë maska të bëra vetë në shtëpi. Kjo pasi sipas tyre, ato ofrojnë më pak mbrujtje ndaj varianteve të reja të koronavirusit që janë edhe ngjitëse.

Komiteti i shkencëtarëve, që i raporton qeverisë franceze, thotë se maskat e kategorisë së dytë ka gjasa që të mos e ndalojnë përhapjen e variantit “anglez’ të koronavirusit, apo varianteve të tjera nga Brazili dhe Afrika e Jugut.

Kjo këshillë e ekspertëve, që i është paraqitur ministrave të hënën por nuk është publikuar ende, sugjeron po ashtu që distanca sociale nga 1 të mbahet në dy metër.

“Maskat me material të kategorisë së dytë filtrojnë vetëm 70 për qind, ndërsa maskat e kategorisë së parë, siç janë ato kirurgjikale, mund të mbrojnë deri në 95 për qind nëse mbahen siç duhet. Ndërsa ky varianti përhapet më shpejt, është e logjikshme që të përdoren maska me më shumë mbrojtje,” thotë Daniel Camus, nga Instituti Pasteur në Lille.

Check Also

Lufta me COVID-19 / Vjen lajmi i mirë nga Kina

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se kanë miratuar dy vaksina të reja kundër Covid, për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 2 =