Home / Aktualitet / Paradoksi i frikshëm i vrasësit serial i cili rrëfeu 39 vrasje por kurrë nuk u gjend asnjë provë për to

Paradoksi i frikshëm i vrasësit serial i cili rrëfeu 39 vrasje por kurrë nuk u gjend asnjë provë për to

Në stinën e dimrit Evropa Veriore ka shumë pak orë me diell. Prandaj, shumë filma thriller dhe romane vendosen në vende të tilla si Suedia, Norvegjia dhe Finlanda, ku shumë personazhe të trilluar e humbin toruan dhe bëhen vrasës të tmerrshëm për shkak të mungesës së dritës së diellit.

Gjithsesi, kjo nuk ka të bëjë vetëm me trillimet. Mati Hapoja është ndoshta një nga vrasësit serialë më famëkeq të Evropës Veriore. Hapoja lindi në Isokiro të Finlandës në vitin 1845. Ai u dënua zyrtarisht vetëm për 3 vrasje, por ato reale mund të arrinin në 25 persona.

Mediat finlandeze u morën shumë me aktet e Hapojës në kohën kur kishin ndodhur vrasjet, ndaj kjo gjë e bëri shumë të njohur. Ndonëse edhe në këtë rast media luan njëfarë roli, historia e vrasësit serial që nuk vrau kurrë askënd është shumë e ndryshme nga ajo e Hapojës.

Sater është një qytet i vogël suedez, 200 kilometra në veri të kryeqytetit Stokholm. Gjatë viteve 1990, në Sater ekzistonte një nga spitalet kryesore psikiatrike në rajon. Prandaj, kur u arrestua një burrë i veshur si Santa Klausi, dhe që sapo kishte grabitur një bankë,iu lut autoriteteve ta shtronin në spital dhe mos ta dërgonin në burg, ai u dërgua në spitalin psikiatrik në Sater.

Edhe pse i tha policisë se quhej Tomas Kuik, në fakt ishte Stur Bergval. Ai u bë menjëherë një pacient interesant gjatë muajve të parë që kaloi në Sater. Gjatë terapisë, ai u tha mjekëve se ishte dhunuar seksualisht nga babai i tij kur ishte fëmijë, dhe se i ati kishte vrarë vëllanë e vogël të Stur, Simonin, duke e zhdukur trupin e tij. Por dukej se nuk kishte asnjë prova për ekzistencën e fëmijë me emrin Simon.

39 vrasje

Në vitin 1993, intervistat e Bergval me mjekët në praninë e oficerëve të policisë, arritën një pikë kthese kur ai rrëfeu vrasjen e Johan Asplund. Asplund ishte një djalë 11-vjeçar suedez që ishte zhdukur në vitin 1980. Ajo vrasje besohej se ishte e pazgjidhshme.

Por Bergvaltha se jo vetëm që ishte ai që e kishte vrarë djalin e vogël, por se kishte ngrënë edhe pjesë të trupit të tij. Bergval vazhdoi më tej duke pretenduar se kishte vrarë 9 vjeçaren Tereza Johanesen në vitin 1988 në Dramen të Norvegjisë. Ai ia kishte copëtuar kokën me një gur. Bergval u çua në skenën e krimit për të lokalizuar kufomën e vajzës së vogël, por policia nuk ishte në gjendje që ta gjente atë.

Gjatë gjithë dënimit të tij, Bergval rrëfeu se kishte kryer 39 vrasje në Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë midis viteve 1963-1993. Shumë shpejt ai u cilësua vrasësi serial më vdekjeprurës në Evropë. Prandaj gjatë viteve 1994-2001, ai u shpall fajtor dhe dënua për 8 nga ato vrasje.

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =