Home / Bota / Pandemia merr një tjetër kthesë, shfaqet një lloj i ri i virusit në Japoni, identifikohen 91 rastet e para

Pandemia merr një tjetër kthesë, shfaqet një lloj i ri i virusit në Japoni, identifikohen 91 rastet e para

Autoritetet shëndetësore në Japoni thonë se kanë gjetur më shumë se 90 raste të një varianti të ri të COVID-19.

Kryesekretari i kabinetit, Katsunobo Kato u tha gazetarëve se varianti mutant i njohur si E484K, është gjetur në 91 raste në zonën Kanto të Japonisë lindore. Kishte edhe 2 raste në aeroporte.

Besohet se lloji erdhi nga përtej detit, por është i ndryshëm nga ato me origjinw nga Britania dhe Afrika e Jugut, sipas një raporti të mëparshëm duke cituar Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive të Japonisë.

Japonia, e cila sapo ka filluar programin e saj të vaksinimit, ka pasur më shumë se 400,000 raste COVID, dhe mbi 7,194 viktima.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Shqiptarët pa ujë të pijshëm/ 20 mijë euro për impiante filtrimi në vilat e qeveritarëve

Ndryshe nga shumica e shqiptarëve që tërmeti dhe pandemia i ka bërë “me dhimbje koke”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − five =