Home / Ekonomi / Pandemia godet rendë minierat

Pandemia godet rendë minierat

Sektori minerar po përballet me një ndër nivelet më të ulëta historike sa i takon çmimit të mineraleve. Nga 572 leje aktive minerare në vend, 11 kanë kërkuar pezullim të përkohshëm aktiviteti, për shkak të pandemisë, por operatorët e tregut presin që deri në fund të vitit, bilanci të thellohet.
Së bashku me raportimin e këtij fakti “Monitor” thotë se kompanitë minerare kanë nisur të rishikojnë planet e investimit, duke i shkurtuar, duke i shtyrë në kohë apo duke shkuar deri te ndryshimi i strategjisë, si një mundësi për të siguruar mbijetesën në një kohë të vështirë.

Ekspertët e sektorit pohojnë se mungesa e likuiditetit dhe vështirësia e sigurimit të lëndëve të para, kryesisht ndihmëse, kanë vështirësuar aktivitetin e përditshëm, kurse luhatshmëria e shpeshtë e çmimeve i ka bërë të vështira parashikimet. Në lidhje me punonjësit, kompanitë po mundohen t’i “mbajnë”, duke mos rrezikuar largimin e tyre, pasi emigrimi ka sjellë hemorragji të konsiderueshme në zonat rurale për këtë sektor.

Check Also

Naftëtarët duan bukën e gojës!

Çapajev Gjokutaj/ Naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie. Kërkojnë rrogat e papaguara. Thënë ndryshe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 1 =